Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president

04/03/2026 - 16:41
në Kryesore, Lajme
A A
Arsim Bajrami vihet në dispozicion për President, u shkruan letër katër liderëve partiakë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori universitar, Arsim Bajrami nuk do të jetë kandidat për të parin e shtetit.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Bajrami përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas tij, ky angazhim nuk ka pasur motive personale apo karriere, por ka qenë shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe e gatishmërisë për t’i shërbyer Kosovës

Njoftimi i Arsim Bajramit:

Të dashur miq,

Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk e përkrahën konceptin e një kandidati konsensual për President të Republikës së Kosovës, KAM VENDOSUR TË TËRHEQ GATISHMËRINË TIME PËR T’U VËNË NË DISPOZICION SI KANDIDAT KONSENSUAL.

Vetëofrimi im kishte për qëllim ekskluzivisht kontributin në tejkalimin e krizës së thellë politike dhe institucionale, në të cilën vendi po hyn në vitin e dytë, duke vënë në shërbim përvojën time shtetndërtuese mbi tri dekada, në funksion të unitetit politik dhe qytetar, si dhe të garantimit të funksionimit kushtetues të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ky angazhim nuk ka pasur motive personale apo karriere, por ka qenë shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe e gatishmërisë për t’i shërbyer Kosovës në një moment të ndjeshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional të saj.

Cilido President apo Presidente që do të zgjidhet, i dëshiroj sukses dhe shpreh gatishmërinë time që, në kapacitetin tim akademik dhe profesional, të kontribuoj në proceset shtetformuese dhe në forcimin e institucioneve demokratike të vendit.

Me këtë rast, shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për mijëra miq, kolegë, profesorë dhe studentë, për mesazhet e shumta të mbështetjes dhe solidaritetit qytetar që më kanë dërguar këto ditë.

Me respekt,

Arsim Bajrami

JU REKOMANDOJMË

Situata politike në vend, Dejona Mihali tregon qëndrimin e Vetëvendosjes

Dejona Mihali i reagon Abelard Tahirit: Pse lejuat t’i hiqet fletarrestimi Radoiçiqit?
04/03/2026 - 22:58

Situata politike në vend lidhur me zgjedhjen e presidentit, ka shkaktuar një valë reagimesh. E së fundi ka reaguar dhe Dejona Mihali, e cila ka treguar për qendrimin...

Më shumëDetails

“Përmbysje e rendit kushtetues”: Alarmi i Grudës për manovrat e VV-së në orët e fundit të afatit për Presidentin

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
04/03/2026 - 22:49

Koha për zgjedhjen e presidentit të ri të vendin po mbaron, dhe bashkë me të, edhe durimi i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, për t’iu përmbajtur Kushtetutës së...

Më shumëDetails

Krasniqi: VV pati qëllim të krijojë bllokadë që Albulena Haxhiu të vijë si u.d. Presidente për ta kapur Prokurorinë

Krasniqi kritika partive: Si lejojnë individë që akuzojnë UÇK-në të mbajnë ligjërata patriotike?
04/03/2026 - 22:34

Albert Kransiqi nga “Demokracia Plus”, ka thënë se sa herë që LVV nuk i ka numrat e nevojshëm për të marrë atë që do, ajo zgjedh bllokadën para...

Më shumëDetails

“Këtu përfundon komunikimi ynë”, Hamza jep detaje nga takimi i fundit me Kurtin

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
04/03/2026 - 22:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për komunikimin e fundit që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit....

Më shumëDetails

Këshilltarja e Osmanit: Mjaft me manipulime, presidentes po i ofrohet të hyjë në garë për formalitet

Këshilltarja e Osmanit: Mjaft me manipulime, presidentes po i ofrohet të hyjë në garë për formalitet
04/03/2026 - 22:20

Donika Kadaj, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se asaj po i ofrohet të hyjë në garë vetëm për formalitet. Kadaj në një shkrim në Facebook, ka...

Më shumëDetails

A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj
04/03/2026 - 22:01

Këshilltarja e presidentes, Meliza Haradinaj, ka reaguar ndaj pretendimeve se presidentja Vjosa Osmani, ka formuar një organizim politik me emrin “Shpresa”. Përmes një deklarate publike, Haradinaj i ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • TehnoBurimi shpallë konkurs për 5 shoferë me përvojë pune

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë