Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

”Tradhëtarë, kurrë më votë, marre ju qoftë, haram vota, ku është Vjosa”, përkrahësit dhe votuesit e bombardojnë VV-në me komente!

04/03/2026 - 17:25
në Kryesore, Lajme
A A
”Tradhëtarë, kurrë më votë, marre ju qoftë, haram vota, ku është Vjosa”, përkrahësit dhe votuesit e bombardojnë VV-në me komente!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendimi i Lëvizja Vetëvendosje për të propozuar Glauk Konjufca si kandidat për President të Kosovës ka nxitur reagime të forta nga mbështetës dhe votues të kësaj partie në rrjetet sociale.

Menjëherë pas publikimit të njoftimit zyrtar në faqen e partisë në pushtet, dhjetëra komente kritike janë shfaqur nga simpatizantë të VV-së, të cilët shprehin pakënaqësi që kandidatja aktuale, Vjosa Osmani, nuk është mbështetur për një mandat të dytë.

Në reagimet e tyre, disa votues e kanë cilësuar këtë vendim si “gabim strategjik”, ndërsa të tjerë kanë përdorur terma më të ashpër, duke e quajtur veprimin “tradhti” ndaj vullnetit të elektoratit që, sipas tyre, pret vazhdimësi të përfaqësimit nga Osmani në krye të shtetit.

Një pjesë e komenteve theksojnë se Osmani, e cila erdhi në presidencë me mbështetjen e shumicës parlamentare të udhëhequr nga VV, ka ndërtuar profil të fortë ndërkombëtar dhe ka ruajtur një nivel të lartë besueshmërie publike. Sipas tyre, moskandidimi i saj krijon përçarje të panevojshme brenda bazës elektorale të partisë.

Nga ana tjetër, ka edhe mbështetës që e arsyetojnë kandidaturën e Konjufcës, duke e konsideruar atë figurë të rëndësishme brenda strukturave të VV-së dhe me përvojë institucionale, përfshirë drejtimin e Kuvendit.

Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka reaguar ndaj kritikave të ardhura nga një pjesë e elektoratit të saj, ndërsa mbetet të shihet nëse këto reagime do të ndikojnë në dinamikën politike për zgjedhjen e Presidentit në Kuvend.

Zhvillimet e fundit pritet të intensifikojnë debatin publik dhe politik rreth procesit të përzgjedhjes së kreut të ri të shtetit, në një kohë kur skena politike po hyn në një fazë të ndjeshme për balancat brenda shumicës parlamentare.

JU REKOMANDOJMË

Këshilltarja e Osmanit: VV i ofroi Presidentes nënshkrime veç për kuorum, e nëse s’ka zgjidhje të fajësohet opozita

Kurti përfundimisht nuk e propozoi Osmanin për presidente, këshilltarja e saj: “Presidentja e popullit”
04/03/2026 - 20:42

Egnesa Vitia, këshilltare e Presidentes Vjosa Osmani, ka dhënë detaje mbi çështjen e ofrimit të mundësisë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje që Osmani të jetë kandidate edhe për...

Më shumëDetails

Deputetja e VV’së e sfidon Osmanin, i thotë të shkojë në Kuvend të matet me Konjufcën

Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
04/03/2026 - 20:38

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, është kyçur në debatin për nënshkrimet që VV thotë se ia ofruan Osmanit për të kandiduar për presidente, ndërsa stafi i...

Më shumëDetails

Manxhuka i reagon shefes së stafit të Presidentes: E ftoj të vijë në zyrë do t’i ketë 3 nënshkrime me shumë se Konjufca

Prokurori Special e fton për intervistim zëdhënësin e LVV-së
04/03/2026 - 20:29

Learta Hollaj nga presidenca ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ofruar përkrahje për Vjosa Osmanin. Asaj i është kundërpërgjigjur zëdhënësi i Qeverisë Arlind Manxhuka, duke thënë se...

Më shumëDetails

Bajrami VV-së: Jeni në ramje të lirë, sot edhe ata që ju kanë votu me 28 dhjetor i keni kundër

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
04/03/2026 - 20:18

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas konferencës së Albulena Haxhiut e cila në cilësinë e kryeparlamentares tha se nuk mund ta thërrasë seancën për president pa...

Më shumëDetails

A do t’i kandidojë dy kandidatë VV për president për të shmangur zgjedhjet? Çfarë thotë Nagavci

KDKA: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me Drejtorët Komunalë të Arsimit
04/03/2026 - 20:09

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dalë me një konferencë për media për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku u pyet nëse VV do...

Më shumëDetails

Shefja e Kabinetit të Presidencës demanton Nagavcin: Osmanit nuk i jane ofruar nënshkrimet

Shefja e Kabinetit të Presidencës demanton Nagavcin: Osmanit nuk i jane ofruar nënshkrimet
04/03/2026 - 20:01

Shefja e Kabinetit të Presidencës, Learta Hollan e ka demantuar Arbërie Nagavcin se Osmanit i janë ofruar nënshkrime për kandidaturën e saj për presidente, transmeton Gazeta Online Veriu.info....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • TehnoBurimi shpallë konkurs për 5 shoferë me përvojë pune

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë