Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka dalë me një konferencë për media për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku u pyet nëse VV do t’i kandidojë dy kandidatë për president në mënyrë që të shmangen zgjedhjet.
Në këtë pyetje, ajo u përgjigj:
“Do bëjmë gjithçka që është në mandatin tonë të shmangim zgjedhjet, presim nga subjektet tjera, nëse nuk janë të interesuara do të shqyrtohet edhe ai opsion”, tha Nagavci, transmeton Express.












