Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Familja Jashari është personifikimi i vendosmërisë për të mos pranuar nënshtrimin

05/03/2026 - 11:25
në Lajme
A A
Kurti: Familja Jashari është personifikimi i vendosmërisë për të mos pranuar nënshtrimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën solemne të Kuvendit për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës teksa kujtoi 5,6 dhe 7 marsin e vitit 1998, tha se në Prekaz historia u shkrua me zjarr e me gjak e toka u bë altar lirie e një familje që u bë simbol kombëtar.

“Sot me 5 mars jemi këtu bashkë për kujtimin e një prej akteve më të larta të historisë sonë kombëtare, epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në ato ditë të përballjes së vullnetit për liri me aparatin e shtypjes, në Prekaz historia u shkrua me zjarr e me gjak. Toka u bë altar lirie e një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit Adem Jashari, e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes dhe të bashkëluftëtarëve të tij, u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin. Kjo sakrificë u rrënjos në vetëdijen dhe kujtesën tonë kolektive si mësim i përhershëm se liria paguhet shtrenjtë, se ajo është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e patjetërsueshme”, thotë Kurti.

Kurti nga foltorja e Kuvendit tha se qëndresa e familjes Jashari në Prekaz edhe e të gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në udhën e çlirimit, përbëjnë një trashëgimi të thellë politike.

“Në rrjedhën historike të përpjekjeve të gjata politike e shoqërore për të drejta, barazi dhe dinjitet, kthesa në Prekaz artikuloi qartë aspiratën e popullit të Kosovës për çlirim nga Serbia pushtuese. Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, për bashkim dhe për artikulim të qartë të synimit tonë për shtetësi dhe pavarësi. Qëndresa e familjes Jashari në Prekaz edhe e të gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në udhën e çlirimit, përbëjnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej së cilës buron liria e Kosovës dhe mbi të cilën u ngrit republika jonë. Krismat e pushkëve në Prekaz u përhapën larg deri te ndërgjegjja e diplomacisë ndërkombëtare. Ato krisma zgjuan mbarë kombin dhe shumëfishuan radhët e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke e shndërruar rezistencën në një lëvizje të pandalshme për liri kombëtare. Të dashur qytetarë, përmes sakrificës së Prekazit janë tejkaluar kufijtë e një ngjarjeje të vetme historike të ndodhur në vendin tonë këtu e 27 vjet më parë. Ajo tashmë është besë e shpresë për popullin tonë, pikë referimi për brezat e ardhshëm, si dhe çështje studimi e frymëzimi për studiuesit dhe akademikët mbarë botës. Duke e përkujtuar epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne riafirmojmë zotimin dhe besatimin tonë për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe përparimtare, mbi historinë tonë të lavdishme e drejt të ardhmes sonë të ndritshme“, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Momenti kur F-35’shi izraelit rrëzon aeroplanin luftarak iranian mbi Teheran

Momenti kur F-35’shi izraelit rrëzon aeroplanin luftarak iranian mbi Teheran
05/03/2026 - 14:29

Një aeroplan luftarak F-35I i Forcave Ajrore Izraelite rrëzoi një aeroplan luftarak iranian të tipit Yak-130, prodhim rus, mbi Teheran të mërkurën. Incidenti shënoi gjithashtu herën e parë...

Më shumëDetails

OVL e UÇK-së: Është fyese që kategoritë e luftës u lanë jashtë seancës solemne për Epopenë

OVL e UÇK-së dënon ashpër vendimin e Hagës që refuzon provat për krimet serbe
05/03/2026 - 14:11

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas mosftesës së përfaqësuesve të kategorive të dala nga lufta në seancën solemne të Kuvendi i Republikës së Kosovës...

Më shumëDetails

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja

Goditet perla e Teheranit e mbrojtur nga UNESCO-ja
05/03/2026 - 14:07

Pallati Golestan, një nga toponimet kulturore të Teheranit nën mbrojtje të UNESCO-s, është dëmtuar rëndë në sulmet e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara ndaj kryeqytetit të Iranit. Dritaret,...

Më shumëDetails

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare

U përfol si kandidat për president, deklarohet Andin Hoti: Kjo është hajgare
05/03/2026 - 13:40

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, e ka quajtur “hajgare” përmendjen e emrit të tij si kandidat për President të shtetit. Kështu tha...

Më shumëDetails

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin?

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin?
05/03/2026 - 13:34

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pretendon se vendi i tij ka një “furnizim praktikisht të pakufizuar” të armëve kryesore. Ministria e Mbrojtjes e Iranit thotë se ka “kapacitetin...

Më shumëDetails

​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë
05/03/2026 - 13:24

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e Christopher Kelly. Ky dëshmitar, i cili punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë