Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

05/03/2026 - 13:24
në Lajme
A A
​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e Christopher Kelly.

Ky dëshmitar, i cili punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë hetime forenzike digjitale, dje ka folur për ekzaminimet që i kanë bërë telefonave të të akuzuarve dhe disa dëshmitarëve.

Hetuesi i forenzikës digjitale është dëshmitari i tretë dhe i fundit i ftuar nga Prokuroria në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Dëshmia e tij sot zgjati shkurt, ku avokati i Bashkim Smakajt, Jonathan Rees kërkoi vetëm 20 sekonda kohë.

Paraprakisht, seanca u ndërpre në mungesë të avokatit të Fadil Fazliut, David Young.

Dje ka përfunduar dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës në Holandë, Koen Herlaar.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshen e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final dhe nëse ka nevojë do të kërkojë edhe kohë shtesë. Kjo pritet të ndodhë për shkak të dosjes voluminoze.

Deklarimet përmbyllëse kanë nisur me datën 9 shkurt dhe kanë përfunduar me 18 shkurt.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 – gati tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

JU REKOMANDOJMË

Krejt përplasja Kurti – Osmani përmes vartësve pasi kryeministri tregoi se nuk e do më në karrrigen e presidentes

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 16:20

Pasi tha se nuk gjeti një emër konsensual për President në diskutimet me dy partitë opozitare, Albin Kurti e zgjodhi një emër për qejfin e vet: Glauk Konjufcën,...

Më shumëDetails

Gjendet një person pa shenja jete në Zveçan, policia e cilëson si të dyshimtë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
05/03/2026 - 16:05

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Viktima u identifikua si D.M, i lindur në vitin 1962. “Më...

Më shumëDetails

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 15:38

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka bërë edhe postime të tjera ndaj presidentes Vjosa Osmani, në profilin e tij në Facebook. Zulfaj, lidhur me situatën aktuale...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: Me tym ka hi, me tym duhet me qit

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
05/03/2026 - 15:30

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, sipas tij ka hyrë me dhunë në pushtet dhe në të njëjtën mënyrë do të largohet. Në...

Më shumëDetails

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati
05/03/2026 - 15:20

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani
05/03/2026 - 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njëherësh bashkëkryetare e GUXO-s, ka përkujtuar sot 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, 5,6 dhe 7 marsin, raporton Gazeta Online Veriu.info. Gërvalla ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë