Në një kohë kur vendi ka mbetur në ngërç për President të Kosovës si pasojë e mosarritjes së dy-të-tretave të votave, Presidentja në largim e Kosovës, Vjosa Osmani ka dorëzuar amandamente kushtetuese për zgjedhje të presidentit me votë direkte qytetare.
Por, për ndryshime kushtetuese, përveç 2/3 e votave, nevojitet edhe 2/3 e pakicave, përkatëssisht dy të tretat e dyfishta.
Osmani dhe Vetëvendosje që u njoftua se i kanë pranuar amandamentet kushtetuese dhe ftuan deputetët t’i votojnë ato, nuk kanë treguar a i kanë sigururar votat e Listës Serbe.











