Avokati kosovar, Arianit Koci, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për propozimin e Vjosa Osmanit për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit direkt nga populli.
Koci ka thënë se Osmani në vend se të ndërmarr ndonjë veprim për të zgjidhur problemin për të cilin kanë mbetur edhe pak orë, po propozon një proces për të cilin duhen muaj për t’u realizuar.
Ai ka thënë se përveç procedurave, duhen edhe 2/3 e votave të pakicave për të ndryshuar Kushtetutën.
“Ne e kemi një problem shumë serioz zgjidhjen e presidentit sonte deri në 12, në vend se presidentja me kontribu në zgjidhjen e këtij problemi, kjo po flet për ndryshimin e sistemit. Edhe në rastin më të mirë duhen shumë muaj me kalu. Mbi të gjitha duhen 2/3 të komuniteteve, ne do të kemi problem me serbët, ata s’e kanë problem se si zgjidhet. Ata e bllokojnë sigurt. Ata kanë me kërku diçka”, ka thënë Koci në FRONTAL.














