Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar për propozimin për amendamentime që të mundësohet zgjedhja e Presidentit direkt nga populli.
Kelmendi ka ironizuar dhe ka pyetur se çka ndryshon procedimi i tyre në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi.
“Pse nuk janë bërë deri tash? Çka ndryshon procedimi i tyre tash?
House of Cards, sezoni më i ri – vetëm në (Netflix, jo) Kosovë! “ .
Ai ka cituar edhe nenin 144 të Kushtetutës së Kosvës, sa i përket amendamentimit.
Qeveria, Presidenti ose një e katërta (1/4) e deputetëve të Kuvendit, sipas Rregullores së Punës të Kuvendit, mund të propozojnë ndryshime dhe amendamentime të kësaj Kushtetute.Çdo ndryshim do të kërkojë miratimin e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara për përfaqësuesit e komuniteteve që nuk janë shumicë në Republikën e Kosovës.Ndryshimet në këtë Kushtetutë mund të miratohen nga Kuvendi vetëm pasi të ketë adresuar Kryetari i Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar paraprakisht nëse ndryshimi i propozuar nuk pakëson ndonjë të drejtë dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës.Ndryshimet e Kushtetutës hyjnë në fuqi menjëherë pas miratimit të tyre në Kuvendin e Republikës së Kosovës














