Vetëvendosja me 6 vota “për” votoi që të shkojnë në Kuvend të Kosovës amandamentet kushtetuese të 2011-ës për ndryshim të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Ndërsa për t’u votuar në Kuvend ato, duhen dy të tretat e dyfishta, përkatësisht edhe dy të tretat e pakicave.
Këto amandamente i dërgoi Vjosa Osmnai në Kuvend të Kosovës as dhjetë orë para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhje të Presidentit, kandidaturë në të cilën u la jashtë nga Vetëvendosje dhe u propozua Glauk Konjufca.
Me gjashtë vota për, këto amandamente shkojnë në Kuvend.
PDK votoi kundër.














