Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Paralajmërohet krizë për punëtorë në Kosovë

12/01/2022 - 14:55
në Kryesore, Lajme
A A
Paralajmërohet krizë për punëtorë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azem ka paralajmëruar se vendi do të përballet me mungesë të fuqisë punëtore.

Krejt kjo ngase sipas tij, veç Gjermania ka nevojë për mbi 300 mijë punëtorë e do të ketë mungesë të rreth 1 milion punëtorëve.

“Me shifra zyrtare, Gjermania tash për tash ka nevojë për mbi 300 mijë punëtorë. Sipas disa të dhënave Gjermania do të ketë mungesë rreth 1 milion punëtorëve dhe këta punëtorë do të orientohen normal dhe do të kalojnë më lehtë në shtetet perëndimore. Fatkeqësisht do të ketë një krizë shumë shpejtë të mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë”.

Ndër të tjera ai theksoi se nëse Qeveria nuk do të ndërmarr asgjë për realizimin e kërkesave të tyre të kamotshme zgjidhje mbeten protestat, por edhe paditë në gjykata.

“Ne tani e kemi një lëndë për ish-ministrinë e Shëndetësisë e cila nuk i ka kryer obligimet ndaj punëtorëve teknik të sektorit privat. Po të njëjtën kemi bërë disa protesta për një pagë shtesë për punëtorët e sektorit privat sidomos spitale e ambollanta. Ne kemi protestuar mjaft, e kemi pa që Qeveria nuk është e interesuar që të bëjë zgjidhje për këta punëtorë, dhe ne tani kemi filluar edhe padi në gjykatë”, tha Azemi në një intervistë për Ekonomia Online.

“Do të kërkohet të bisedohet për problemet e caktuara. Nëse Qeveria nuk është gati do të mbajmë protesta. Por nëse edhe këto nuk bëjnë zgjidhje, atëherë zgjidhja përfundimtare është drejtimi tek institucionet shtetërore, gjegjësisht tek gjyqet”.

Azemi ka sqaruar se deri më tani nuk kanë pasur as edhe një takim me zyrtarët qeveritar edhe përkundër faktit që pesë herë kanë kërkuar një gjë të tillë, duke shtuar se Qeveria ka dhënë shumë fjalë të mëdha gjatë fushatës zgjedhore.

“Nuk kemi asnjë takim zyrtarë. Mbetën në fuqi kërkesat. Ju jeni në dijeni se që 5 herë e kemi kërkuar në mënyrë protokolare që të takohemi me ta, dhe deri më tash nuk kemi asnjë takim dhe asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës. Po mendojë që Qeveria vetvetiu kanë marr një qëndrim që pas të bisedohet për probleme te punëtorëve. Së paku kështu po konsideroj unë. Pasi që është edhe çështja tjetër unë mendojë që janë dhënë shumë fjalë të mëdha gjatë fushatës zgjedhore dhe tash këto çështje duhet të implementohen ose të vazhdohen të implementohen”.

“Ndoshta mund të jetë edhe kjo një arsye. Por ndoshta për ta është edhe më lehtë që të mos bisedohet sepse në moment kur bisdeohet ose dialogohet duhet të arrihet një përfundim, por në mesin e sajë unë mendoj se për mosdialogim në rend të parë po humbin punëtorët, normal që humbim edhe ne si Sindikatë, por edhe Qeveria e Kosovës mendoj se është humbëse, sepse dialogu mendoj se është një çështje obligative në mes të partnerëve në lidhje me çështjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisht ne jemi të obliguar që të interpretojmë tek punëtorët që ne nuk po arrijmë që të fillojmë me zgjedhjen e problemeve të cilat veç janë grumbulluar tek punëtorët e sektorit privat të Kosovës për të cilat ne kemi pritur shumë nga kjo Qeveri”.

Ndërsa sa i përket pagës minimale ai shtoi se është dashur gradualisht të fillojë rritja qysh më herët që të arrijë shuma deri te 350 euro.

“Sa i përket pagës minimale mendoj se tani në vitin 2022 gjithçka çka të nënshkruhet një pagë nën 400 euro për Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës nuk është valide sepse edhe fuqia punëtore karshi ofertës dhe kërkesës ka ndryshuar. Unë bëjë me dije ashtu siç kam bërë me dije edhe para 5, 6 vitesh se do të ketë një krizë e mungesës së fuqisë punëtore”.

“Që nga viti 2011 paga minimale nuk është ndryshuar dhe po t ishte përcjellë paga minimale 2011 sepse çdo fundvitit këshilli duhet të ulet dhe të përcaktojë rritjen e pagës minimale, unë mendojë që do të jetë diku deri në 300, 350 euro paga minimale. Është dashtë në mënyrë përshkallëzorë që të vijë deri tek kjo shumë”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur

Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur
28/10/2026 - 12:02

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar ultimatum 24-orësh ndaj institucioneve të Kosovës, duke kërkuar nisjen e hetimeve dhe shkarkimin e zyrtarëve që, sipas organizatës, kanë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…
28/10/2026 - 11:55

Ish-zyrtarja shtetërore, Ajrina Gashi-Hamdiu ka ndarë një ngjarje për publikun duke e ndërlidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt. Ish-anëtarja e bordit të KOSTT-it ka treguar se si...

Më shumëDetails

Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri

Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri
28/10/2026 - 11:05

Një grua në Skenderaj ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit. Sipas policisë, rasti është raportuar...

Më shumëDetails

Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat

Ministria gjobit Prishtinën me 10 mijë euro për mbeturinat
28/10/2026 - 10:17

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar dy gjoba prej gjithsej 10 mijë eurosh ndaj Komunës së Prishtinës për moskryerjen e obligimeve ligjore në menaxhimin e...

Më shumëDetails

Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së

Lista Studentore për bashkëpunimin me Listën Serbe: Duhet të punojë në interes të serbëve, jo të SNS-së
28/10/2026 - 10:13

Vlladan Kuzmanoviqi nga Lista Studentore, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare në Serbi më 25 tetor, tha se Lista Serbe në Kosovë do të duhet të fillojë të...

Më shumëDetails

Kryesuesi i KPK-së ishte i njoftuar për rastin në Pejë, kishte pranuar letër nga Arlinda Zekaj

Kryesuesi i KPK-së ishte i njoftuar për rastin në Pejë, kishte pranuar letër nga Arlinda Zekaj
28/10/2026 - 10:03

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, Arian Gashi ishte i informuar lidhur me rastin e tashmë të ndjerës Arlind Zekaj në Pejë. Siç është raportuar në Debat Plus,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë