Mediat iraniane kanë shpërndarë këtë imazh të një anijeje që po digjet në Ngushticën e Hormuzit.
Kjo vjen pas një deklarate të mëparshme nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e cila tha se kishte shënjestruar një anije cisternë nafte në Gjirin Persik që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.
IRGC-ja përsëriti se nuk po lejon që anijet cisternë të naftës dhe anijet tregtare “aleate me vendet armiqësore” të kalojnë nëpër ngushticë.













