Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Çfarë do t’i them popullit?” Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

07/03/2026 - 15:01
në Lajme
A A
“Çfarë do t’i them popullit?” Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në ShBA me lobin shqiptar atje.

Në një bisedë për “Euronews Albania”, ai tregoi se Agim Rexhajn, që dikur ka qenë nënkryetar i “Vatrës”, e ka mik të mirë dhe i njëjti ia kishte treguar një histori tepër interesante të periudhës së para çlirimit të Kosovës me Presidentin historik, Ibrahim Rugovën.

Berisha tha se gjatë një vizite që Rugova e kishte bërë dikur në ShBA, nuk kishte arritur të takonte zyrtarë të lartë të shtetit, dhe ishte mërzitur për faktin se nuk dinte çfarë t’i thoshte popullit kur të kthehej në Kosovë.

“Më tregoi një episod. Vinte, tha, presidenti Rugova në fillimet e veta, në vizitat që i bënte në Amerikë, shkonim me të në takim me kongresistë, senatorë, të gjithë ato kushtonin, dhe tha me një rast, erdhi i bëri disa vizita dhe u takua me ca zyrtarë të rangut të tretë të DASh-it, dhe po e përcillja në aeroportin e Nju Jorkut, në JFK [thotë Berisha t’i ketë treguar Rexhaj, shën. red.]. Ndërkohë tha që prisnim për të hipur në aeroplan, ishte shumë, siç ishte ai njeri shumë modest, por ishte pak i mërzitur, dhe më tha: ‘Ore Agim, takova shumë njerëz por askush nuk premtoi që do të bëhet diçka e mirë për Kosovën. Çka do t’ju them vëllezërve të mi në Kosovë kur të shkoj? Se unë do të dal atje do ju them diçka, çfarë bëra në Amerikë’. I thash, tha: ‘Thuaju kam qenë në Amerikë. Kur t’ju thuash kosovarëve që kam qenë në Amerikë, ju ke thënë gjithçka, sepse kjo është Amerika që do na shpëtojë’”, u shpreh Berisha, duke kujtuar bisedën me Rexhajn.

Në ndërkohë, ai tregoi se si pikërisht Agim Rexhaj kishte një mal me çeqe që thotë t’i ketë paguar për kauzën e Kosovës.

“Isha në Amerikë dhe po rrija me Agim Rexhajn e më tregoi dy gjëra që vërtet më ngelën në mend. E para, më vuri në tavolinë të gjitha çeqet që i kishte paguar për LDK-në, për ndihmat në Kosovë, për 3 përqindëshin, për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, për organizatën Vatra, për njerëz në nevojë të tmerrshme në Kosovë që s’kishin bukë. Ju betohem, e mbushi tavolinën me çeqe që i kishte të gjitha kopje, të cilat ishin të lidhura me banka në adresa të caktuara, të gjitha të regjistruara. U habita se si mund të bënte një njeri kaq shumë”, deklaroi diplomati shqiptar, Mal Berisha.

JU REKOMANDOJMË

Januz Goxhuli rrëfen historinë se si iu bashkua UÇK-së si 17-vjeçar (Video)

Januz Goxhuli rrëfen historinë se si iu bashkua UÇK-së si 17-vjeçar (Video)
07/03/2026 - 17:58

Ishte vetëm 17 vjeçar, por mosha nuk ishte pengesë që ai t'i bashkohet radhëve të UÇK-së për ta luftuar pushtuesin serb. Ky është Januz Goxhuli, i cili ishte...

Më shumëDetails

Nivel i paparë i vardisjes ndaj Kurtit, Rashiqi thotë se mandati i Osmanit ka skaduar, e quan ish-presidente

Nivel i paparë i vardisjes ndaj Kurtit, Rashiqi thotë se mandati i Osmanit ka skaduar, e quan ish-presidente
07/03/2026 - 17:40

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka folur në një intervistë për Radio Gorazhdevaclidhur me situatën politike në vend. Ai ka thënë se nuk ka dështuar zgjedhja e...

Më shumëDetails

Dita e Mësuesit, Hamza: Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve çdo ditë

Dita e Mësuesit, Hamza: Faleminderit për punën dhe frymëzimin që u jepni nxënësve çdo ditë
07/03/2026 - 16:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit. Hamza përmes një postimi në Facebook, shprehu mirënjohjen për të gjithë mësimdhënësit që...

Më shumëDetails

NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushtarak, Komanda e Napolit regon detajet se kur do të mbahet

NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushtarak, Komanda e Napolit regon detajet se kur do të mbahet
07/03/2026 - 16:41

Komandat e NATO-s në Napoli përmes një njoftimi për media kanë thënë se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n. Në këtë njoftim, thuhet se...

Më shumëDetails

Morina: Kurti nuk ia kishte borxh Osmanit rikandidimin për presidente

Morina: Kurti nuk ia kishte borxh Osmanit rikandidimin për presidente
07/03/2026 - 16:32

Në seancën e Kuvendin të Kosovës të mbajtur më 5 mars për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk kishte rikandiduar Vjosa...

Më shumëDetails

Kurti para 10 ditësh alarmonte se mund të shkojmë në zgjedhje në prill

Kurti para 10 ditësh alarmonte se mund të shkojmë në zgjedhje në prill
07/03/2026 - 16:21

Para 10 ditësh, pas takimit kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri Albin Kurti alarmonte se mund të shkohet sërish në zgjedhje. Në një video të publikuar në Nacionale,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Hekuran Murati tregon datën e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Kurti e bën me dije që i ka numrat e Hamzës dhe Abdixhikut: Komunikojmë në telefon, pa asistentë…

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nuk mbledh mend “Aurora Group”: pas uzurpimit të parkingut publik, komuna ia gjen vendpunishten të mbushur me mbeturina si në “Kandahar”

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Buzhala për Kurtin: Nese Andinit ja permendke emnin e babes patriot, pse nuk ia permendke edhe Fatmires emnin e nanes serbe e babes shef te UDB’se per Peje?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë