
Dhjetëra raste të dhunës në familje raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, ku viktima janë kryesisht gratë që pësojnë nga bashkëshortët e familjarët e tjerë. Një rast i tillë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Rahovec.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 50-vjeçarja është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë si pasojë e lëndimeve që mori si pasojë e dhunës në familje.
Ajo ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj, por që sot e ka rrahur keq duke e goditur me grushte e duke e tërhequr zvarrë për flokësh.
Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.
Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe të hetohet për veprat “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”.










