Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), njoftoi të shtunën se si pasojë e reshjeve atmosferike të këtyre ditëve, mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të disa zonave në Kosovë.
Në njoftimin për media, AME kërkon nga qytetarët që të jenë kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca.
“Rrjedhimisht edhe të bëhen përgatitjet e nevojshme në të gjitha strukturat vendore, shërbimet reaguese emergjente si dhe të mobilizohen kapacitetet humane e teknike nga Drejtoritë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ato relevante në Kosovë, bazuar në vlerësimin e rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera -FNFT, e në veçanti nga vërshimet (përmbytjet), me qëllim të zbatimit të planeve operative emergjente në rastet e vërshimeve (përmbytjeve)”, thuhet në komunikatë.












