Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isa Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit

09/03/2026 - 09:24
në Lajme
A A
Isa Mustafa: Osmani veproi drejt me shpërndarjen e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Presidentja Vjosa Osmani, për të “rrallën herë” gjatë mandatit të saj ka vepruar drejt me shpërndarjen e Kuvendit.

“Në këtë rast ndaj bindjen se Presidentja Osmani ka vepruar drejt me shpërndarjen e Kuvendit për të rrallën herë në mandatin e saj”, ka thënë Mustafa për VOX Kosova.

Ish-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thekson se “te ne, Kushtetuta lexohet me syza të ndryshme”, por megjithatë konsideron se “është mirë që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht sulmeve që i bëhen kësaj Gjykate”.

“Unë e shoh se Kushtetuta e përcakton qartë se Presidenti zgjedhet më së largu 30 ditë pa skaduar mandati i Presidentit aktual”, potencon ai, duke i dhënë të drejtë Presidentes për vendimin e saj.

Osmani, të premten, në një konferencë për media, njoftoi se e ka shpërndarë Kuvendin pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit të enjten, kur ishte edhe afati i fundit për ta zgjedhur të parin e shtetit.

Seanca dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallën ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë – ata të koalicionit qeverisës: Lëvizja Vetëvendosje dhe ata të komuniteteve jo shumicë jo serb – nga 80 sa duhet të marrin pjesë në votim.

Nga VV-ja e kundërshtuan dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Albin Kurti dhe vartësit e tij pretenduan se është antikushtetues dhe kanë thënë se presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Nga ana tjetër, partitë opozitare – Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – thanë se shpërndarja e Kuvendit është në përputhje me Kushtetutën.

Të premten, Presidentja Osmani, të cilës i kanë mbetur më pak se një muaj në zyrën e Presidencës, thirri në takim krerët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja.

Nga partitë shqiptare, shkuan të gjithë liderët e partive opozitare – Bedri Hamza i PDK-së, Lumir Abdixhiku i LDK-së dhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Mungoi vetëm Albin Kurti i VV-së.

JU REKOMANDOJMË

Kriset koalicioni: Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kritikon ashpër linçimin që po i bëhet presidentes Vjosa Osmani

Kriset koalicioni: Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kritikon ashpër linçimin që po i bëhet presidentes Vjosa Osmani
09/03/2026 - 13:22

Deputeti Haxhi Avydli ka dhënë dorëheqje nga GUXO. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në rrjete sociale. Avdyli ka deklaruar se është kundër linçimit, sulmeve e...

Më shumëDetails

Mandati i Osmanit skadon më 5 prill – Cakolli shpjegon skenarin kushtetues pas kësaj date

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
09/03/2026 - 13:13

Situata institucionale në Kosovë pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit dhe skadimit të mandatit të Presidentes më 5 prill, pritet të varet edhe nga vendimet e mundshme të...

Më shumëDetails

Kjo është deklarata e babait të deputetit të VV-së, për të cilën reagoi Osmani: Në Turqi do të pushkatohej

Kjo është deklarata e babait të deputetit të VV-së, për të cilën reagoi Osmani: Në Turqi do të pushkatohej
09/03/2026 - 13:09

Halil Geci, babai i deputetit të VV-së, Fatos Gecit, ka bërë një deklaratë të tmerrshme për Vjosa Osmanin. Ai ka thënë se ajo në Turqi do të pushkatohej....

Më shumëDetails

Rrahmani: Kurti është i vetmi kryeministër që pas më shumë se 10 vitesh, pranoi të zbatoi vendimin e gjykatës kushtetuese që t’ia japë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
09/03/2026 - 12:44

Deputeti i PDK, Eman Rrahmani, ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtin lidhur me vendimin për 24 hektarë tokë të Manastirit të Deçanit. Ai vlerëson se Kryeministri e pranoi...

Më shumëDetails

Dekreti, Haxhiu: Kushtetuesja të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes, Presidentja s’është mbi Kuvendin, e minoi institucionin

Dekreti, Haxhiu: Kushtetuesja të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes, Presidentja s’është mbi Kuvendin, e minoi institucionin
09/03/2026 - 12:17

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se pret që Gjykata Kushtetuese të veprojë “shpejt”, ndërsa paralajmëroi se grupi parlamentar i LVV-së do ta dërgojë sot...

Më shumëDetails

“Ka folur zëdhënësi, e ka sqaruar edhe ministri”, Kurti deklarohet shkurt për fjalët e Rashiqit

“Do ta bëj për ty”, Rashiq tregon se si Kurti vendosi t’ia transferonte Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë
09/03/2026 - 12:04

Kryeministri i vendit refuzoi të ndalet për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me një deklaratë të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili tha se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    Gazetarja Gashi i kundërpërgjigjet Skendës së Mamounia Bar: Qysh po ec prostitucioni në Prishtinë?

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Ndërtonte në kundërshtim me ligjin, Inspektorati i Punës gjobit rëndë biznesmenin Astrit Çitaku, që njihet për afërsinë ne Sami Lushtakun pas vizitës ‘misterioze’ në Libi

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Eskalon situata në Podujevë, kërset boksi në një furrë buke (Video)

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    380 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Isa Mustafa: Ata që e kërkojnë kthimin e Osmanit në LDK janë më shumë eksponentë të VV-së brenda LDK-së

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë