Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së

10/03/2026 - 21:37
në Lajme, Tech
A A
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘Nvidia’ për zhvillimin e AI-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania shqiptare e inteligjencës artificiale Thinking Machines Lab, e themeluar nga Mira Murati, ka njoftuar një marrëveshje strategjike me gjigantin teknologjik Nvidia, kompania më e vlefshme në botë.

Sipas njoftimit të përbashkët, Nvidia do të investojë në Thinking Machines Lab dhe do të sigurojë çipa të avancuar për trajnimin dhe funksionimin e modeleve të inteligjencës artificiale, raporton Bloomberg.

Në kuadër të marrëveshjes shumëvjeçare, kompania do të përdorë gjeneratën e re të çipave të inteligjencës artificiale “Vera Rubin” të Nvidias, të cilët pritet të vendosen në përdorim në fillim të vitit të ardhshëm. Këta çipa do të ofrojnë një fuqi kompjuterike prej rreth 1 gigavat, e barabartë me energjinë e nevojshme për të furnizuar rreth 750 mijë shtëpi.

Drejtori ekzekutiv i Nvidias, Jensen Huang, ka vlerësuar ekipin e Thinking Machines si ekspertë të nivelit botëror që po avancojnë kufijtë e inteligjencës artificiale.

“Jemi të entuziazmuar të bashkëpunojmë me Thinking Machines për ta realizuar vizionin e tyre për të ardhmen e AI-së”, tha Huang.

Nga ana e saj, Murati theksoi se partneriteti do të përshpejtojë zhvillimin e teknologjive të AI që përdoruesit mund t’i formësojnë dhe përdorin për të rritur potencialin e tyre.

Nën drejtimin e Muratit, e cila më parë ka shërbyer si drejtoreshë e teknologjisë në OpenAI, Thinking Machines ka punësuar dhjetra ekspertë dhe ka lansuar produktin e saj të parë, Tinker, në tetor. Ky shërbim ndihmon përdoruesit të përsosin modelet e mëdha gjuhësore, teknologjinë që fuqizon chatbotet si ChatGPT.

Megjithatë, kompania ka përjetuar disa largime të stafit në muajt e fundit, duke përfshirë drejtorin e saj të teknologjisë, i cili iu bashkua përsëri OpenAI-së.

JU REKOMANDOJMË

Një ditë pas aktgjykimit në Hagë, Klestor Veseli: Doja të ishim të përgatitur për gjithçka

Djali i Kadri Veselit me fjalë prekëse për vdekjen e gjyshes së tij
17/09/2026 - 20:22

Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar përmes disa postimeve në Instagram, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë....

Më shumëDetails

Pas zhvillimeve në Hagë, Hamza zhvillon takime me Kurtin, Abdixhikun dhe Gjinin

Hamza për zgjedhjet e 28 dhjetori: Jo më për kriza e përçarje, fitorja e PDK’së do të jetë fitore e Kosovës së zhvilluar
17/09/2026 - 20:13

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se sot është takuar ndaras me liderët e partive parlamentare, Albin Kurtin, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin. Hamza ka...

Më shumëDetails

Nafta “1.94 euro”, MINTI thotë se është duke monitoruar në vazhdimësi çmimet e derivateve të naftës: Nuk ka abuzim në çmime

Brenda tri ditëve çmimi i naftës u rrit për 22 cent, MINT konfirmon se ka pranuar dhjetëra ankesa nga qytetarët
17/09/2026 - 20:02

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) bën të ditur se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ( IQMT ) në vazhdimësi është duke bërë monitorimin e...

Më shumëDetails

Konfirmohet vdekja e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë, QKUK jep detaje

Të lënduarit në aksidentin afër Sllatinës janë në gjendje stabile
17/09/2026 - 19:50

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) njofton se, më datë 15.09.2026, është regjistruar rasti i parë i vdekjes së një pacienti të diagnostikuar me Virusin...

Më shumëDetails

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë
17/09/2026 - 19:33

Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, Sevdije Krasniqi, thotë se familja kishte shpresuar deri në fund për një vendim pafajësie. “Ne kishim...

Më shumëDetails

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Gërvalla e uron O’Brien që u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit: Mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik
17/09/2026 - 19:20

Për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, nuk ka reaguar ende ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla. Për këtë u diskutua sot në Specialen e Klan Kosovës me kryetarin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë