Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka thënë se bashkëpunimi nuk mbahet përmes posteve.
Mes tjerash, ai është shprehur se është argat i VV-së.
“Bashkëpunimi jo domosdoshmërisht mbahet përmes posteve, kudo që jena, unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë”, tha ai në rtv Dukagjini.












