Një grua 64-vjeçare nga Kosova u dënuar nga Gjykata e Qarkut në Bulach me 30 muaj burg, prej të cilave 9 muaj të shlyera në burg dhe 21 muaj me kusht, për mashtrim të shumëfishtë ndaj një pensionisti zviceran, nga i cili mori rreth 1.1 milion franga mes viteve 2012–2016.
Gjykata vendosi gjithashtu dëbimin e saj nga Zvicra për shtatë vjet.
Sipas prokurorisë, e akuzuara krijoi marrëdhënie besimi me viktimën dhe i merrte para duke pretenduar histori të ndryshme për borxhe, aksidente dhe probleme të tjera financiare.
Pensionisti iu dorëzoi paratë personalisht edhe gjatë udhëtimeve në Sarajevë, ndërsa mashtrimi u zbulua në vitin 2024, kur gruaja u arrestua në flagrancë.












