Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Zyra e BE-së në Kosovë bëri të ditur se Orav e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.
Sipas njoftimit, ai theksoi se Bashkimi Evropian mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.
“Në një takim lamtumirës sot, Aivo Orav falënderoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij si ambasador i BE-së në Kosovë, duke theksuar se BE-ja mbetet partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës ndërsa vendi avancon drejt BE-së”, thuhet në njoftim.
Orav e kishte marrë detyrën e ambasadorit të ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë më 2 shtator 2024, duke pasuar ambasadorin çek Tomas Szunyog, i cili e mbajti këtë post nga viti 2020.














