Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës deklaroi a se kryeministri Albin Kurti ka mashtruar sa i përket Ligjit për të Huajt.Ai tha se që nga fillimi i qeverisjes, qasja e Kurtit ndaj dialogut me Serbinë dhe serbëve lokalë ka qenë e gabuar dhe ka prodhuar rezultate të kundërta.
Sipas Krasniqit, veprimet e njëanshme nuk kanë sjellë integrimin e serbëve në Kosovë, duke shtuar se ata sot janë më pak të integruar se në periudhën e pasluftës.Krasniqi shtoi se për të nuk ishte befasi nënshkrimi i Ligjit për të Huajt, duke thënë se Kurti ka krijuar përshtypjen se nuk bën lëshime në veri, por në fund, sipas tij, ka bërë kompromise.
“Për neve ka qenë e qartë prej fillimit kur e ka marrë pushtetin qasja e tij në raport me dialogun, me serbët lokal dhe Serbinë. Dhe ne e kemi kritikuar vazhdimisht.“Kjo qasje me veprime të njëanshme nuk ka me mbrri integrimin e serbëve lokal dhe tani janë më pak të integruar në historinë e pasluftës në Kosovës.
“Për mendimin tim, qasja e tij politike ka qenë e gabuar, ka prodhuar rezultate të gabuara, ka dal gabim qajo qasje. Për mua nënshkrimi i Ligjit për të Huajt nuk ka qenë befasi. Kurti për krejt filmat në Veri, duke u dasht me u duk që unë nuk lëshoj pe, në krejt ka lëshuar pe”, tha Krasniqi në KlanKosova.












