Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë

18/03/2026 - 21:04
në Lajme
A A
Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe në botë, rritja e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës shihet si e domosdoshme.

Institucionet e vendit kanë investuar rreth 450 milionë euro në sektorin e mbrojtjes gjatë periudhës së kaluar, ndërsa Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë katër viteve të ardhshme planifikohen mbi një miliard euro për forcimin e kapaciteteve luftarake, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e industrisë ushtarake.

Modernizimi i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës mbetet një nga prioritetet kryesore për forcimin e mbrojtjes së vendit.

Pajisja me armatim modern, përgatitja profesionale e ushtarëve dhe zhvillimi i infrastrukturës ushtarake synojnë ta bëjnë ushtrinë gjithnjë e më të aftë dhe më të gatshme për përballimin e sfidave të sigurisë.

Investimi prej rreth 450 milionë eurosh në sektorin e mbrojtjes gjatë periudhës së kaluar konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ky angazhim pritet të rritet edhe më tej, pasi gjatë katër viteve të ardhshme planifikohen mbi një miliard euro investime për modernizimin e ushtrisë, avancimin e kapaciteteve luftarake dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.

Në këtë kontekst, njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se rritja e investimeve në sektorin e mbrojtjes është e domosdoshme, duke marrë parasysh zhvillimet aktuale në rajon dhe më gjerë.

“Rritja e investimeve në fushën e sigurisë tani është edhe nevojë, edhe kërkesë e rrethanave aktuale dhe e trendeve të zhvillimeve në botë dhe në rajon, të cilat pa mëdyshje imponojnë një dinamikë të shtuar për konsolidimin ushtarak të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si në aspektin taktik-operativ, ashtu edhe në atë strategjik”, theksoi Fatmir Çollaku, njohës i çështjeve të sigurisë.

Ndërkohë, ekspertë të tjerë theksojnë se përveç rritjes së kapaciteteve, vendi duhet të fokusohet edhe në zhvillimin e industrisë ushtarake.

“Krahas rreziqeve dhe kërcënimeve, ekziston nevoja për pajisje dhe armatim të ri, si dhe për zhvillimin e industrisë ushtarake, për të cilën u diskutua edhe në takimin e gjeneralëve nga marrëveshja trilaterale ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Kjo tregon një përkushtim të shtuar për sektorin e sigurisë, në veçanti për FSK-në”, tha Nuredin Ibishi, njohës i çështjeve të sigurisë.

Deri më tani, Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me disa lloje armatimi dhe pajisjesh moderne ushtarake, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe vendet e NATO-s. Këto përfshijnë mjete të blinduara, dronë luftarakë, sisteme kundërtanke dhe artileri moderne, ndërsa pritet edhe ndërtimi i një fabrike të municionit.

VIDEO:

JU REKOMANDOJMË

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!

Zefaj: Mërgimtarët kur vijnë në Kosovë nuk kanë rrymë, diaspora po shfrytëzohet për vota!
18/03/2026 - 22:58

Në ”Click” të RTV21, analisti Engelbert Zefaj kritikoi fuqishëm mënyrën se si politikanët po e ”shfyrtëzojnë diasporën”, në rast të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.Ai e përshkroi...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
18/03/2026 - 22:43

Qeveria e Kosovës të enjten do të mbajë mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të ZKM-së, mbledhja e Qeverisë së Kosovës do të fillojë nga ora 11:00.

Më shumëDetails

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin

Kandidat për kryeministër i AAK-së, Gjini: Gjasat janë reale, por duhet të presim formalizimin
18/03/2026 - 22:37

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar në emisionin Rubikon se procesi për kandidimin e tij për postin e kryeministrit është në zhvillim, por ende...

Më shumëDetails

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

“Po zbatohet autonomia e Ohrit” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin
18/03/2026 - 22:24

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin...

Më shumëDetails

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje në vitin 2026

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 22:16

Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për zhvillimet politike, duke thënë se janë prodhuar kriza për gjëra të thjeshta. Ai në emisionin “Rubikon” në...

Më shumëDetails

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)

Analisti Beka: Shqiptarët janë myslimanë nominal, etiketen se jemi komb apo popull islam e përjashton lufta jonë (VIDEO)
18/03/2026 - 22:02

Mysafiri i kësaj javë në “Përballje me Gazin” me autor Gazmend Morina ishte analisti Basri Beka, që është edhe sekretar organizativ i shoqatës “Shqiptaria”. Ai mes shumë temash...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë