Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Fajtor nuk është shpejtësia”, pronari i kompanisë “Zhitia Turist” jep informacione për aksidentin në Serbi

12/01/2022 - 18:24
në Lajme
A A
Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një autobus i kompanisë “Zhitia Turist” nga Kosova është aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Kupci të Madh afër Krushevcit në Serbi.

Për aksidentin ka dhënë informacione pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia.

Zhitia ka thënë për T7 se shkaktar i aksidentit kanë qenë rrugët e papastruara në shtetin serb.

Ai e ka mohuar se shoferi i këtij autobusi ka qenë duke vozitur shpejt, duke thënë se fajtori i vetëm është rruga e papastruar.

“Në bazë të informacioneve që ne i kemi, shkaktari kryesor që ka ardh deri te aksidenti ka qenë mospastrimi i rrugës, Ajo rrugë prej Merdares deri në hyrje të autostradës në Serbi është e lënë anash nga autoritetet serbe. Ngricat, mospastrimi i rrugës dhe ka ardh deri te aksidenti. Absolutisht nuk është fajtori shpejtësia. Këtë mundemi me dëshmu. Ata që merren me kësi lajme të pabazuara, unë nuk dua të merrem me ta”, ka deklaruar ai.

Zhitia ka treguar se autoritetet serbe i kanë marrë në pyetje udhëtarët dhe shoferin e autobusit, dhe se 77 udhëtarë nga 78 sa ishin në autobus janë nisur për në destinacionin e caktuar.

“Reagimi nga organet e shtetit serb ka qenë thuajse i menjëhershëm, duke u bazu në kushtet atmosferike. Trajtim mjekësor kanë marrë 11 persona. Gjithsej kanë qenë 78 persona. Udhëtarët e aksidentuar kanë prit 1 orë e 20 minuta derisa ka mbërritur autobusi tjetër. Pritja ka zgjat derisa çdo njëri prej udhëtarëve që nuk e ka ndjeh veten mirë, ka bërë fotografime, ka marrë trajtim mjekësor në spital të Krushevacit, na i kemi prit derisa i kemi marrë të gjithë, në përjashtim të një gruaje të moshuar e cila me vetëdëshirë ka deshtë të kthehet prapë në Kosovë.

Shoferi është marrë në pyetje, ka qenë përfaqësuesi i zyrës ndërlidhëse në Beograd, unë po them i ambasadës së Republikës në Beograd, i ka intervistu 76 persona në autobus, përderisa një ishte duke e bërë një fotografim në spital”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë