Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partitë opozitare duhet të gjejnë forma të reja bashkëpunimi.
Ai ka theksuar se është koha e fundit që opozita të qartësojë nëse do të vazhdojë të funksionojë në këtë formë bashkëpunimi apo të ndjekë një rrugë më konkrete.
Sipas tij, për dy vite opozita nuk ka pasur mundësi të bëjë një opozitë të mirëfilltë për shkak të mungesës së funksionimit të Kuvendit, ndërsa zgjedhjet e shpeshta, siç tha ai, po i shkojnë më shumë për shtati Lëvizja Vetëvendosje-së.
“Z. Albin Kurti po bën përpjekje që sa më shumë ta konsolidojë pushtetin e tij absolutist dhe zgjedhjet e shpeshta, sikurse u pa në vitin e kaluar, i shkojnë më shumë për shtati atij sesa neve që jemi në opozitë. Gjatë këtyre dy viteve ne s’kemi pasur kushte të bëjmë një opozitë të mirëfilltë demokratike, sepse ku nuk ka Kuvend, nuk ka komisione parlamentare, ballafaqim parlamentar, dhe bërja e opozitës mbetet vetëm në studio televizive dhe brenda partive politike. Është koha e fundit që ne duhet të shohim nëse do të funksionojmë brenda këtij sistemi të bashkëpunimit apo duhet të marrim ndonjë rrugë që mund të jetë më konkrete se si do ta bëjmë opozitën”, ka deklaruar ai në emisionin Këndi i Debatit.
Hoxhaj ka shtuar se ka qenë gabim që opozita nuk u bashkua për të formuar Qeverinë në fund të vitit të kaluar, duke theksuar se përgjegjësia kryesore për këtë, sipas tij, i takon Lidhja Demokratike e Kosovës-së.














