Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

21/03/2026 - 10:28
në Kryesore, Lajme
A A
Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ku një i ri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur më 19 mars 2026, rreth orës 20:00, ku sipas rrethanave fillestare, një automjet i tipit Jaguar, i drejtuar nga i dyshuari Engjëll Imeri, ka goditur një këmbësor që ndodhej në shiritin emergjent të rrugës, pranë një veture zyrtare të Policisë së Kosovës dhe një automjeti tjetër civil, të cilat ishin të ndalura.

Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

Si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë, shoferi fillimisht ka goditur këmbësorin, duke e hedhur atë në retrovizorin e anës së majtë të veturës së Policisë, e më pas në pjesën e pasme të një veture tjetër të tipit Mercedes.

Viktima, Driton Jashari, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë që është konfirmuar nga mjeku kujdestar i Emergjencës në Vushtrri.

IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë drejtues të lartë rajonalë, hetues të trafikut dhe ekspertë të komunikacionit, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit është kryer vendshikimi.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është ndaluar fillimisht nga policia.

Me datën 20 mars 2026, Gjykata Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej një muaji, dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar nga njësitet e trafikut në Mitrovicë Jug./Sinjali

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori gjerman: I kemi thënë Kurtit se do ta çmonim shumë nëse do të ketë ndonjë sinjal pozitiv drejt Asociacionit

Ambasadori gjerman: I kemi thënë Kurtit se do ta çmonim shumë nëse do të ketë ndonjë sinjal pozitiv drejt Asociacionit
21/03/2026 - 13:03

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur edhe për temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai ka thënë se është folur për shumë vite...

Më shumëDetails

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt

Në 27-vjetorin e rënies, përkujtohen dëshmorët e fshatit Baks të Skenderajt
21/03/2026 - 11:00

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatit Baks të komunës së Skenderajt, Xhevat Osmani, Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, sot do të organizohen homazhe...

Më shumëDetails

Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajrami

Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajrami
21/03/2026 - 10:07

Lamtumira e fundit do t’i jepet sot edhe Pajtim Bajramit, njëri nga tre kosovarët që humbi jetën në një kantier ndërtimi në Vjenë. Varrimi i të ndjerit bëhet...

Më shumëDetails

Një grua sulmon policen brenda stacionit policor në Ferizaj

Një grua sulmon policen brenda stacionit policor në Ferizaj
21/03/2026 - 10:02

Një rast i kanosjes ndaj personit zyrtar është raportuar të premten në Ferizaj. Sipas raportit zyrtar, një grua dyshohet se ka kanosur e më pas sulmuar fizikisht një...

Më shumëDetails

Kapet në Peru kreu shqiptar i bandës kriminale të kokainës

Kapet në Peru kreu shqiptar i bandës kriminale të kokainës
21/03/2026 - 09:50

Të premten, Zyra e Prokurorisë Korporative të specializuar për krime të trafikut të paligjshëm të drogës në Callao, Peru, arriti të sigurojë 18 muaj paraburgim për disa persona...

Më shumëDetails

Bizneset në Kosovë në rrezik nga falsifikimet, konsumatorët paguajnë çmimin e markave të falsifikuara

Bizneset në Kosovë në rrezik nga falsifikimet, konsumatorët paguajnë çmimin e markave të falsifikuara
21/03/2026 - 09:31

Markat tregtare në Kosovë sigurojnë mbrojtje ligjore për bizneset dhe konsumatorët, ndërsa shkeljet e tyre ndiqen me procedura gjyqësore dhe veprime doganore. Regjistrimi i markës garanton ekskluzivitet, mbron...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    334 Shpërndaje
    Shpërndaje 134 Tweet 84
  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë