Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

23/03/2026 - 13:00
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për subjektet private shëndetësore që aplikojnë ofrimin e shërbimeve të botox-it dhe fillerëve pa licencë, Veriu.info ka siguruar dokumente zyrtare me të cilat dëshmohet se si qendra estetike “Helena” ka operuar pa licencë dhe ka ofruar injektimin e botox-it për klientët, edhe pse ky shërbim nuk është i lejuar në Kosovë.

Veriu.info ka siguruar një procesverbal të Inspektoratit Shëndetësor të datës 17 dhjetor 2025, ku në qendrën estetike “Helena” është realizuar një kontroll nga Inspektorati Shëndetësor në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike, gjatë të cilit janë gjetur shkelje të shumta.

Sipas raportimit të inspektimit, subjekti “Helena”, me pronare Fjolla Rafuna, nuk ka poseduar licencë pune nga Ministria e Shëndetësisë.

Foto: Fjolla Rafuna – pronare e “Helena”

Në “Helena” është zbuluar se punojnë persona pa licencë pune nga Ministria e Shëndetësisë; madje nuk ka fare mjek të licencuar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore, siç është aplikimi i produkteve me mbushje me acid hialuronik (filler).

Inspektorët shëndetësorë, në bashkëpunim me policinë, kanë gjetur se në “Helena” aplikohen edhe produkte të botox-it, produkt ky që nuk është i lejuar për përdorim në Kosovë.

Për shkak të të gjeturave të shumta, në fund të inspektimit qendrës estetike “Helena”, të Fjolla Rafunës, i është vendosur shenja e ndalimit të punës deri në licencim nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas këtij inspektimi, Inspektorati Shëndetësor ka nxjerrë vendim me të cilin “Helena” është gjobitur me 2 mijë euro.

Përkundër ndalesës së aplikimit të botox-it dhe fillerëve që e kishte pasur me procesverbal të inspektorëve të datës 17.12.2025 dhe mbetjes të të njëjtit në fuqi deri në mars 2026, qendra estetike “Helena” kishte vazhduar të prezantoj oferta për injektimin e fillerëve në muajin janar.

Në një përgjigje të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për Veriu.info më 5 mars, është bërë e ditur se “Helena” ka paguar gjobën, por e njëjta vazhdon të mbetet e palicencuar.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga qendra estetike “Helena” për çështjet e ngritura, por nga kjo qendër i kanë thënë gazetës që mund të deklarohen vetëm përmes avokates së tyre Bedrie Rexhepi.

Pas dërgimit të pyetjeve te avokatja, e njëjta fillimisht ka kërkuar kohë për shqyrtimin e tyre dhe pas katër ditësh ka thënë: “Pas shqyrtimit të kërkesës suaj, nuk e kemi parë të arsyeshme të japim përgjigje lidhur me pyetjet e parashtruara! Duke shtuar që puna ka vazhduar sipas rekomandimeve dhe ligjit!”.

Çka është mbushja me acid hialuronik (filler)?

“Mbushja me acid hialuronik” është një procedurë estetike (jo kirurgjikale), ku në lëkurë injektohet acid hialuronik, një substancë që gjendet natyrshëm në trup dhe ndihmon në mbajtjen e lagështisë dhe volumit.

Mjeku ose profesionisti injekton këtë substancë në zona të caktuara të fytyrës ose trupit për të mbushur rrudhat, për të rritur volumin (p.sh. buzët, faqet), për të përmirësuar konturet e fytyrës dhe për të hidratuar thellësisht lëkurën.

Foto ilustrim: Aplikimi i fillerit

Acidi hialuronik ka aftësi të tërheqë dhe të mbajë ujë, kështu që e bën lëkurën më të plotë dhe më të lëmuar, si dhe jep efekt të menjëhershëm.

Efekti i acidit hialuronik zgjat 6 deri në 18 muaj.

Rreziqet e acidit hialuronik, nëse aplikohet nga persona të palicencuar, janë: ënjtje, mavijosje, infeksion, deformim ose rezultate jo natyrale dhe, në raste të rralla, bllokim i enëve të gjakut.

Çka është aplikimi (injektimi) i botox-it?

Aplikimi i botox-it është një procedurë estetike ku injektohet një dozë e vogël e toksinës botulinike në muskuj të caktuar të fytyrës (ose trupit), për t’i relaksuar ata përkohësisht.

Aplikimi i botox-it kryhet me gjilpëra shumë të holla dhe injektohet në muskuj specifikë, si në: ballë, mes vetullave dhe rreth syve.

Kur aplikimi i botox-it bëhet nga persona të palicencuar, atëherë paraqiten këto rreziqe estetike dhe shëndetësore.

Foto ilustrim: Aplikimi i botox-it

Rreziqet estetike: rënie e qepallës (sy “i varur”), asimetri në fytyrë, fytyrë “e ngrirë” (pa mimikë natyrale) dhe rezultate të panatyrshme.

Rreziqet mjekësore: dozë e gabuar (paralizim i tepërt i muskujve), injektim në vend të gabuar (dëmtim i nervave), infeksione dhe reaksione alergjike.

Por, në raste më të rralla paraqiten edhe këto rreziqe: vështirësi në të folur ose gëlltitje, probleme me frymëmarrjen (nëse toksina përhapet gabim) dhe përhapje e efektit në zona të tjera të trupit.

LEXONI EDHE:

 

 

Tags: Fjolla RafunaHelenaHelena Aesthetic

JU REKOMANDOJMË

Rasti i Arlinda Zekajt, KGjK publikon raportin e inspektimit në Gjykatën e Pejës

Rasti i Arlinda Zekajt, KGjK publikon raportin e inspektimit në Gjykatën e Pejës
28/10/2026 - 18:34

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka publikuar një komunikatë lidhur me inspektimin e kryer në Gjykatën Themelore në Pejë, për rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra...

Më shumëDetails

Gjykata merr vendim për Albert Sylën

Raportohet se Albert Sylaj ka komunikuar me policinë – ja se si i kërcënoi
28/10/2026 - 18:27

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. Sipas njoftimit të gjykatës, Departamenti për Krime të Rënda...

Më shumëDetails

Skandali që ngre pikëpyetje për Prokurorinë e Pejës: Arlinda u vra të dielën në mbrëmje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti të hënën në mëngjes

Skandali që ngre pikëpyetje për Prokurorinë e Pejës: Arlinda u vra të dielën në mbrëmje, aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti të hënën në mëngjes
28/10/2026 - 17:57

Një detaj tronditës ka dalë në dritë nga raporti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) lidhur me rastin e Arlinda Zekaj-Sylajt, e cila u vra të dielën në...

Më shumëDetails

“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë

“Tani po kuptoj pse ka kaq shumë vrasje”, mesazhi i Arlindës shkruhet në dyert e Qeverisë
28/10/2026 - 17:49

Protestuesit që po marshojnë në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë arritur para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku kanë hedhur mjete piroteknike. Në dyert e Qeverisë...

Më shumëDetails

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon para Këshillit Gjyqësor të Kosovës, hidhet tym i kuq e shkruhen parulla për dështimin e sistemit të drejtësisë
28/10/2026 - 17:26

Protesta e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe te Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pasi protestuesit kanë kaluar më herët në Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin...

Më shumëDetails

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës

Protestuesit hedhin letrën e Arlinda Zekajt dhe ngjyrë të kuqe para objektit të Policisë së Kosovës
28/10/2026 - 17:20

Protestuesit janë ndalur para objektit të Policisë së Kosovës, pas marshimit drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Para objektit të Policisë, protestuesit kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Lokalizohet i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt – kërkon të vetëdorëzohet, por me një kusht: “Vetëm 10 minuta…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë