Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aeroporti i Vlorës dhe fondet ruse – Raporti i SHBA-së: Pacolli tentoi t’i kalojë aksione fondit me lidhje ruse

24/03/2026 - 21:02
në Lajme
A A
Pacolli: Evropa të jetë më konkrete, miqësore dhe korrekte ndaj Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një raport financiar zyrtar në ShBA tregon se biznesmeni kosovar Behgjet Pacolli tentoi t’i kalonte aksionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës një fondi investues, “Compartment Bernina”, i cili është pjesë e fondit ndërkombëtar “GMO Emerging Country Debt Fund” që menaxhon edhe borxhet e Rusisë.


Kjo skemë e dyshimtë, e cila u zbulua pas përplasjes mes Pacollit dhe ortakut të tij Valon Ademi, ka ngritur dyshime për përfshirjen e interesave ruse në një aset strategjik të shtetit shqiptar.

Skema e Pacollit u bazua në një marrëveshje kredie 100 milionë euro me norma interesi 7.6%, ku nëse kredia nuk do të shlyhej, kontrolli i Aeroportit do t’i kalonte fondit Bernina. Gjykata shqiptare caktoi masë sigurie mbi aksionet, duke pamundësuar realizimin e kësaj marrëveshjeje.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Pacollit për “mashtrim me pasoja të rënda”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim kompjuterik”.

Në dhjetor, Gjykata e Shkallës së Parë i hoqi Pacollit dhe kompanisë së tij Mabco të drejtën e vendimmarrjes në Aeroport, pas padisë së 2A Group të Valon Ademit, që pretendonte se ekzistonte rreziku real që Aeroporti të humbiste kontrollin shqiptar.

Dy biznesmenët kishin marrë Aeroportin me koncension katër vite më parë, por projekti ende nuk ka përfunduar për shkak të konfliktit ligjor. Dokumentet e SEC dhe raporti amerikan thellojnë dyshimet për lidhjet e Pacollit me interesat ruse dhe rrezikun që një aset strategjik shqiptar të kalonte nën kontroll të huaj.

Për këtë temë kishte raportuar në detaje VOX Kosova, muaj më parë, kur dyshohej se Pacolli kishte bërë pikërisht këtë kontratënt të dyshimtë, ku aksionet e tij dhe të partnerit të tij, në Aeroportin e Vlorës, pa dijeninë e partnerit ia kishte shitur kompanisë “Compartment Bernina” e cila përfundimisht siç tregon tashmë edhe raporti amerikan, ka lidhje ruse.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri për rikthimin e ligjit për Specialen: I dëmshëm për kauzën e luftës për liri

Tahiri: Mendojnë se do të lodhemi, por ne s’kemi punë tjetër veç të vijmë në sallën tonë!
23/10/2026 - 16:23

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar rikthimin në Kuvend të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se një veprim i tillë dëmton kauzën e luftës për...

Më shumëDetails

“Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

“Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”
23/10/2026 - 16:12

PDK ka njoftuar dje se “Grupi Parlamentar” i saj, dje përmes një letre zyrtare, i ka kërkuar presidentes Justina Shiroka-Pula, rikthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për...

Më shumëDetails

Kurti ‘‘zotohet’’ për investime mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati: Prioritet i qeverisë sonë

Kurti ‘‘zotohet’’ për investime mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati: Prioritet i qeverisë sonë
23/10/2026 - 16:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati, duke theksuar se zhvillimi i Forcës së...

Më shumëDetails

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi
23/10/2026 - 16:00

Gani Geci është liruar nga paraburgimi, pasi është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Lirimin për ‘Sinjalin’ e ka konfirmuar...

Më shumëDetails

Aksioni i policisë për krime kibernetike, arrestohen nëntë të dyshuar për mashtrimin e suedezëve

Hynë nga Serbia ilegalisht me një kamion me targa serbe, ndalohen dy shtetas të Kosovës në Zubin Potok
23/10/2026 - 15:48

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Përgjithshëm, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, nëntë persona të dyshuar...

Më shumëDetails

Rekrutët e rinj të FSK-së, Kurti: 515 ushtarë i shtohen mbrojtjes së atdheut

Rekrutët e rinj të FSK-së, Kurti: 515 ushtarë i shtohen mbrojtjes së atdheut
23/10/2026 - 15:40

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e diplomimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha se sot po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Presidentja Justina Shiroka- Pula realizon vizitën e parë jashtë vendit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë