Ka nisur intervistimi i Gani Gecit në Prokurorinë e Shtetit, lidhur me dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ditë më parë, i kishte caktuar Gani Gecit masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Sipas dosjes së Prokurorisë, rasti lidhet me një postim të Mehmetajt në Facebook për deputetin Fatos Geci.
Prokuroria pretendon se Gani Geci e kishte kanosur gazetarin, duke i kërkuar që ta largonte ose ta ndryshonte përmbajtjen e postimit.
Në kërkesën për caktimin e paraburgimit përshkruhen edhe deklaratat që Geci dyshohet t’ia ketë drejtuar Mehmetajt në ambientet e mediumit ku ai punon.
Rasti është nën hetim nga organet e drejtësisë./IndeksOnline
















