Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni

25/03/2026 - 14:00
në Lajme, Lifestyle
A A
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipertensioni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sëmundjet kronike jo-ngjitëse, përfshirë hipertensionin, vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend, duke paraqitur një sfidë të vazhdueshme për sistemin shëndetësor.

Sipas të dhënave të publikuara nga IKSHPK për vitet 2023 dhe 2024, është shënuar rritje e rasteve të raportuara të këtyre sëmundjeve.

“Hipertensioni arterial mbetet diagnoza më e shpeshtë, duke përbërë mbi gjysmën e rasteve në të dy vitet, ndërsa diabeti, sëmundjet kronike obstruktive të mushkërive (COPD) dhe sëmundjet malinje zënë një pjesë të konsiderueshme të barrës së përgjithshme shëndetësore”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Sipas këtij instituti, hipertensioni arterial primar ka shënuar rritje nga 20,472 raste në vitin 2023 në 21,425 raste në vitin 2024, që përbën një rritje prej 4.7 për qind. Sipas të dhënave, rastet dominojnë tek personat mbi moshën 50 vjeç, me përqindjen më të lartë në grupmoshën 65–69 vjeç.

Po ashtu, ndonëse prevalenca është më e lartë te femrat, meshkujt mbeten më të rrezikuar nga komplikimet kardiake, përfshirë infarktin akut të miokardit.

Sa i përket diabetit, IKSHPK njofton se kjo sëmundje paraqet një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në Kosovë. Rastet e diabetit tip 2 janë rritur ndjeshëm nga 9,723 në vitin 2023 në 11,729 në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 20.6 për qind.

Në të njëjtën kohë, diabeti tip 1 ka shënuar ulje nga 3,410 në 2,681 raste. Sipas IKSHPK, kjo rritje lidhet me faktorë të tillë si obeziteti, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme dhe urbanizimi. Rastet më të shpeshta regjistrohen në grupmoshën 65–69 vjeç, por po vërehet edhe shfaqje gjithnjë e më e hershme e sëmundjes.

Në lidhje me sëmundjet e zemrës, të dhënat e IKSHPK-së tregojnë ndryshime në disa kategori. Angina pectoris ka rënë nga 1,715 raste në vitin 2023 në 403 raste në vitin 2024, ndërsa infarkti akut i miokardit është rritur nga 1,800 në 2,366 raste.

Po ashtu, sëmundjet iskemike kronike kanë shënuar ulje. IKSHPK vlerëson se këto ndryshime lidhen edhe me mënyrën e raportimit dhe kodimit të sëmundjeve, ndërsa rritja e rasteve të infarktit thekson nevojën për forcim të parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm.

Sëmundjet malinje, sipas IKSHPK-së, vazhdojnë të mbeten një problem i rëndësishëm për shëndetin publik, pavarësisht një rënieje të rasteve të reja në vitin 2024. Në vitin 2023 janë regjistruar 4,165 raste, ndërsa në vitin 2024 numri ka rënë në 3,644 raste, duke shënuar një ulje prej rreth 12.5 për qind. Shpërndarja sipas gjinisë mbetet pothuajse e barabartë, me një përqindje pak më të lartë të rasteve te femrat në vitin 2024.

Kanceri i gjirit mbetet ndër më të shpeshtit te femrat, ndërsa te meshkujt dominojnë kanceri i lëkurës dhe ai kolorektal, sipas të dhënave të IKSHPK-së

JU REKOMANDOJMË

Vizitë e paparalajmëruar, shefi i CIA-s raportohet se ka shkuar në Moskë

Vizitë e paparalajmëruar, shefi i CIA-s raportohet se ka shkuar në Moskë
25/08/2026 - 20:01

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, raportohet se ka udhëtuar të martën drejt Moskës në një vizitë të papritur. Mediat amerikane raportojnë se Ratcliffe ndodhet në kryeqytetin rus, por...

Më shumëDetails

Gjini: Protesta e 12 shtatorit është për të mbrojtur historinë për luftën dhe lirinë e Kosovës

Gjini: Protesta e 12 shtatorit është për të mbrojtur historinë për luftën dhe lirinë e Kosovës
25/08/2026 - 19:55

Kreu i Aleancës, Ardian Gjini ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe fjalimin e tij në protestën e 12 shtatorit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Gjini ka thënë se protesta...

Më shumëDetails

“VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin”

“VV-ja është bërë gati për të shkuar në zgjedhje, vetëm po kërkojnë mënyra kujt t’ia lënë fajin”
25/08/2026 - 19:41

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se Lëvizja Vetëvendosje është bërë gati për të shkuar në zgjedhje. Por, sipas Gjinit po shikojnë mënyra që kujt t’ia lënë fajin...

Më shumëDetails

Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator

Shoqata e të Burgosurve Politikë mbështet “Marshin për Liri” më 12 shtator
25/08/2026 - 19:36

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë vizituar sot Shoqatën e të Burgosurve Politikë, ku kanë diskutuar për organizimin e “Marshit për...

Më shumëDetails

Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij

Kurti, për DioGuardin: Do të jemi përgjithmonë mirënjohës për shërbimin e tij
25/08/2026 - 19:16

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Joe DioGuardi, kongresistin amerikan që u angazhua për vite me radhë në avokimin e të...

Më shumëDetails

Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë

Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë
25/08/2026 - 19:14

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në Prishtinë, Gjeneralin italian Roberto Vergori, i cili do ta pasojë Ulutasin në pozitën e Komandantit të KFOR-it. Ky takim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë