Presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, İbrahim Hacıosmanoğlu, ka folur para ndeshjes së play-offit, duke dhënë një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe ironike për objektivat e kombëtares.
Turqia përballet me Rumania në gjysmëfinalen e play-offit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Në rast se kalon këtë fazë, kundërshtari i radhës në finalen e play-offit do të jetë njëra nga Kosova ose Sllovakia.
Hacıosmanoğlu theksoi se nëse Turqia nuk arrin t’i mposhtë këto përfaqësuese, atëherë nuk e meriton të jetë pjesë e Botërorit në Amerikë.
“Të flasësh fjalë të mëdha nuk është gjë e mirë, por Rumania, Kosova, Sllovakia… nëse nuk i mposhtim këto, nuk e meritojmë të shkojmë në Amerikë”, u shpreh ai për TRT Spor.
Turqia do të përballet me Rumaninë nesër, me ndeshjen që nis nga ora 18:45.















