Njësiti anti-drogë i Policisë së Kosovës sot ka zhvilluar një aksion, ku si rezultat janë arrestuar 2 persona.
Veriu.info mëson se aksioni është zhvilluar në disa lokalitete njëherësh, ku në njërin prej tyre policia ka ndjekur një veturë Golf të zi nga Prishtina dhe ka arritur ta ndalojë në hyrje të Vushtrrisë.
Në këtë automjet është sekuestruar një sasi e narkotikëve dhe është arrestuar një person.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se deri më tash në këtë aksion janë arrestuar dy persona dhe dy të tjerë janë shoqëruar për intervistim.
Ndryshe, Njësiti anti-drogë që operon në rajonin e Prishtinës njihet për suksese të mëdha në luftimin e kësaj dukurie të ndaluar dhe negative.
Pamje të dërguara nga lexuesit e Veriu.info:
Foto: Gazeta Ekskluzive














