Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

26/03/2026 - 10:05
në Kryesore, Lajme
A A
Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Raportimi i djeshëm i Gazetës Online Veriu.info për operacionin antidrogë të Policisë së Kosovës është konfirmuar sot edhe nga Policia e Kosovës, e cila dje ka arrestuar disa persona nën dyshimin e shpërndarjes së substancave narkotike.

Veriu.info raportoi dje për arrestimin e dy personave në hyrje të qytetit të Vushtrrisë të cilët i kishin ikur policisë me veturën Golf të zi nga Prishtina, e aty u sekuestrua një sasi e narkotikëve.

Policia e Kosovës (PK) njofton se është realizuar operacioni policor i koduar me emrin “Delivery”, si rezultat janë arrestuar katër të dyshuar për shpërndarje të narkotikëve dhe një tjetër për krim kibernetik.

Sot policia bën të ditur se hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në rajonin e Prishtinës, pas një pune intensive operative në terren dhe grumbullimit të informatave relevante lidhur me aktivitetet kriminale në fushën e narkotikëve, realizuan operacionin anti-drogë “Delivery”.

Sipas Policisë, hetimet fillimisht kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të cilët dyshoheshin për shpërndarje të substancave narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë në qytetin e Prishtinës.

“Më datë 25.03.2026, rreth orës 14:00, është zbatuar një plan taktik operacional, ku të dyshuarit janë lokalizuar në dalje të autostradës në Veternik, duke lëvizur me një veturë të tipit Golf 8 me targa vendore. Me të vërejtur prezencën e policisë, të njëjtit kanë tentuar të ikin me shpejtësi të lartë, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion. Gjatë ndjekjes, të dyshuarit kanë lëvizur në drejtim të Fushë-Kosovës, më pas drejt Podujevës, për t’u kthyer sërish në magjistralen Prishtinë–Mitrovicë. Ndjekja ka përfunduar në hyrje të qytetit të Vushtrrisë, ku njësitë policore kanë arritur t’i ndalojnë dhe arrestojnë të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Veriu.info kishte publikuar pamje ekskluzive të këtij aksioni që i gjeni më poshtë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar: dy paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 2,221 gramësh, një cigare e mbushur me marihuanë me peshë 1.5 gram. Po ashtu, gjatë rrugës së ikjes, në fshatin Raskovë, thuhet se është gjetur një paketim tjetër me marihuanë me peshë 1,117.5 gram, i cili dyshohet se është hedhur nga të dyshuarit gjatë ndjekjes.

JU REKOMANDOJMË

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)
25/05/2026 - 23:17

Një incident shqetësues ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen Marigona, ku një nxënës i shkollës ISP dyshohet se ka sulmuar fizikisht shoferin e transportit të nxënësve....

Më shumëDetails

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë
25/05/2026 - 22:33

 Kryetari i Komunës se Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet, Sami Lushtaku, ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Leqinë, shkruan Veriu.info. Gjatë...

Më shumëDetails

Tender i çuditshëm në Mitrovicë: Parashikohen 600 mijë për projekte kapitale, nënshkruhen vetëm 153 euro

Tender i çuditshëm në Mitrovicë: Parashikohen 600 mijë për projekte kapitale, nënshkruhen vetëm 153 euro
25/05/2026 - 22:20

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka nënshkruar kontratë për “Hartimin e projekteve për investime kapitale”, ndonëse vlera e parashikuar e kontratës publike kornizë ishte 600 mijë euro. Sipas dokumentit...

Më shumëDetails

“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të

“Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të
25/05/2026 - 22:13

Florin Krasniqi nga PSD, në emisionin “Click” të RTV21, kujtoi një moment kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkonte me armë në parlament. Duke treguar disa detaje që...

Më shumëDetails

85-shi i LDK-së, Naim Hajra merr mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe aktivistët në Mitrovicë

85-shi i LDK-së, Naim Hajra merr mbështetje të fuqishme nga strukturat dhe aktivistët në Mitrovicë
25/05/2026 - 21:54

Kandidati i LDK-së për deputet me numër 85, Naim Hajra, ka takuar strukturat e LDK-së në Mitrovicën, nga të cilat mori mbështetje për garën e 7 qershorit. Postimi...

Më shumëDetails

Vendlindja çohet në këmbë për Rrahman Ramën, i japin mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit

Vendlindja çohet në këmbë për Rrahman Ramën, i japin mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit
25/05/2026 - 21:36

Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka mbajtur takim me përkrahës dhe aktivistë të PDK-së në vendlindjen e tij, fshatin Akrashticë të Vushtrrisë. Rama në këtë takim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    397 Shpërndaje
    Shpërndaje 159 Tweet 99
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë