Sekretari britanik i Mbrojtjes John Healey, duke folur për situatën në Lindjen e Mesme, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po ndihmon për të bashkuar vendet dhe për të “krijuar opsione që shkojnë përtej atyre ushtarake”.
I pyetur nëse e di çfarë po planifikojnë SHBA-të për t’i dhënë fund luftës, ai thotë: “Planet janë duke u zhvilluar. Nuk ka ende detaje të imta për momentin.”, raporton BBC.
Ai ka thënë edhe se ajo që është e rëndësishme në këtë fazë është angazhimi i shumë vendeve që shprehin gatishmërinë për të kontribuar në opsione që mund të çojnë në hapjen e ngushticës për më shumë lundrim.
“Ju keni një president, SHBA-të dhe Iranin që tani po zhvillojnë bisedime, gjë që duhet të mirëpritet. Sepse nëse duam të rikthejmë lundrimin në ngushticë, nëse duam të rikthejmë stabilitetin në rajon, atëherë duhet të kemi një rrugë për t’i dhënë fund këtij konflikti,” thotë ai.












