Ditën e djeshme, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë një konferencë për media ka thënë se njehsoret elektrike e matin kohën gabim, duke shtuar se ka bërë hulumtim për këtë.
Lidhur me këtë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Ky i fundit, në reagimin e tij, ka thënë se orët janë vendosur nga KEDS në vitet 2014-2017, dhe se, gjatë kësaj kohe, kryeministër ka qenë Isa Mustafa, ndërsa, ministre e Tregtisë Hykmete Bajrami.
‘’ Për këto orë është nisur hetim pikërisht në kohën kur Hykmete Bajrami ishte ministre’’, ka shkruar Bajqinovci.
Postimi:
Për orët e rrymës (“Iskra”) – një histori që LDK-ja po e harron:
Këto orë janë vendosur nga KEDS në vitet 2014–2017, në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa, ndërsa ministre e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami.
Për këto orë është nisur hetim pikërisht në kohën kur Hykmete Bajrami ishte ministre.
Këtë duket se e ka “harruar” Lumir Abdixhiku.
Prandaj, Lumir – pyete Hykmeten:
Çfarë ndodhi me atë hetim?
Unë kam realizuar edhe emisione hulumtuese për këtë çështje.
Nëse njehsorët kanë qenë të pasaktë, dikush duhet të përgjigjet.
Sepse këto orë janë vendosur dhe hetuar pikërisht në kohën kur LDK-ja ishte në pushtet.
Pse nuk është ndëshkuar askush deri sot?
Sot LDK-ja kërkon hetime?
Le të fillojë nga vetja.
Le të kërkojë përgjegjësi për ministrat dhe vendimet e veta.
Çdo orë duhet të kontrollohet.
Çdo abuzim duhet të zbulohet.
Çdo përgjegjës duhet të japë llogari.
Qytetarët nuk janë për t’u faturuar padrejtësish













