Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin.
Ai ka përmendur përballjet Kosovë–Sllovaki dhe Shqipëri–Poloni, që zhvillohen jashtë vendit, duke theksuar se ato ndiqen me vëmendje nga i gjithë kombi shqiptar.
“Kurajo dhe forcë, me mendje dhe zemër, urojmë për fitore. Ky shekull i shqiptarëve është edhe i talentit në sport. Ëndërrat janë për guximtarët”, ka shkruar Kurti.













