Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Masat anti Covid: ​Kryetarët e Komunave bojkotojnë takimin me Qeverinë

17/12/2021 - 08:56
në Lajme
A A
Masat anti Covid: ​Kryetarët e Komunave bojkotojnë takimin me Qeverinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarët e Komunave nuk do të marrin pjesë në takimin e sotëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) që është paraparë të mbahet sot në ora 14:00 për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend.

Kryetarët nuk do të marrin pjesë meqë në këtë takim nuk është ftuar edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Kështu ka bërë të ditur AKK nëpërmjet një njoftimi.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pas konsultimit me kryetar të komunave ka vendosur që të kërkojë nga Kryetarët e Komunave të MOS marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për ditën e sotme në ora 14.00 për të diskutuar për situatën epidemiologjike në Kosovë. Arsyeja është që AKK-ja si përfaqësues dhe trup i komunave nuk është ftuar në këtë takim. MAPL-ja ka ftuar vetëm kryetarët. Mosftesa për Asociacionin e Komunave të Kosovës bëhet me qëllime përçarëse në mes AKK dhe kryetarëve. Kryetarët e Komunave vlerësojnë se uniteti i kryetarëve është i domosdoshëm dhe që të gjithë kryetarët do të mbeten të bashkuar si pushtet lokal që të ruhet ajo që është ndërtuar për më shumë se dy dekada në përfaqësimin e denjë të qeverisjes lokale ndaj nivelit qendror. Kryetarët vlerësojnë që pa AKK-në nuk duhet të marrim pjesë në këtë takim meqë nuk është hera e parë që niveli qendror vepron në këtë mënyrë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se AKK është i komunave dhe që ministritë duhet ta shohin si aleat e jo ta injorojnë.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës është i Komunave dhe Ministritë duhet ta shohin atë si aleat e jo ta injorojnë. Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, ma automatizim injorohen vetë kryetarët dhe Komunat e Kosovës. Vlen të ceket që para një kohe AKK është larguar në mënyrë arbitrare nga komiteti anticovid si dhe ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi plotësim ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale pa konsultime me Kryetarët e Komunave. I bëjmë thirrje MAPL, Ministrive dhe Qeverisë që të ndalojnë injorimin e AKK-se si përfaqësues i kryetarëve dhe komunave në Republikën e Kosovës”, përfundon njoftimi.

JU REKOMANDOJMË

Analiza e Corriere della Sera/ Irani, kriza e trumpizmit dhe fantazma e naftës: A do të bëhet Rusia më e fortë? Dhe a e dinin sauditët?
Lajme

Analiza e Corriere della Sera/ Irani, kriza e trumpizmit dhe fantazma e naftës: A do të bëhet Rusia më e fortë? Dhe a e dinin sauditët?

16/06/2025 - 20:09
Babai i gruas së Arbnor Spahiut i drejtohet shtetit të Kosovës: Çohuni, mbroni bijtë tuaj
Kryesore

Babai i gruas së Arbnor Spahiut i drejtohet shtetit të Kosovës: Çohuni, mbroni bijtë tuaj

16/06/2025 - 19:51
Irani po përdor shkollat ​​si strehimore kundër bombave
Lajme

Irani po përdor shkollat ​​si strehimore kundër bombave

16/06/2025 - 19:33
Haziri: Kurti i sheh numra qytetarët e Kosovës
Lajme

Haziri: Deklarata e Trump, Kosova nuk guxon të jetë e papërgatitur

16/06/2025 - 19:22
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Kryesore

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16/06/2025 - 18:18
Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’
Kryesore

Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

16/06/2025 - 18:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    LAJMI I FUNDIT: Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Tunel të Parë (Emri dhe mbiemri)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Izraeli bombardon televizionin shtetëror iranian gjatë transmetimit ‘live’

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Medi Premium” po ndërton “Penthouse” pa leje midis Mitrovicës, inspeksioni hesht (Foto/Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gjendet i riu që u raportua si i zhdukur në Mitrovicë – kishte marrë 4 mijë euro dhe ishte larguar pa gjurmë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Pamje nga afër: Qytetari incizon momentin e sulmit me raketa të Iranit në Tel-Aviv

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë