Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga dënimi për vjedhje banke në Nju Jork tek dyshimet për lidhje me Joaquin “El Chapon”, shkrimi i OCCRP për kosovarin Hamdi Lataj

27/03/2026 - 15:29
në Lajme
A A
Nga dënimi për vjedhje banke në Nju Jork tek dyshimet për lidhje me Joaquin “El Chapon”, shkrimi i OCCRP për kosovarin Hamdi Lataj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tre gazetarët, Rob Cribb, Brian Fitzpatrick të Byrosë së Gazetarisë Hulumtuese dhe Jared Ferrie nga OCCRP kanë publikuar një shkrim për shqiptarin nga Kosova, Hamdi Lajta, i cili sipas këtij raportimi thuhet se është dënuar për vjedhje banke dhe se dyshohej edhe për përfshirje në trafik droge me bosin e trafikut të drogës në Meksikë, Joaquin “El Chapo” Guzman.

“Hamdi Lataj është një hajdut i dënuar bankash, për të cilin policia dyshon se dikur trafikonte drogë me bosin meksikan Joaquín “El Chapo” Guzmán dhe i cili u vu në shënjestër të një rasti të paligjshëm të lojërave të fatit dhe pastrimit të parave që përfshinte anëtarë të dyshuar të mafias italiane “Ndrangheta””, shkruhet në këtë tekst.

“Ndërsa Lataj nuk ka precedentë penalë në Kanada, emri i tij është shfaqur në hetimet e zbatimit të ligjit. Një dosje hetimore e një dekade më parë zbulon se policia dikur dyshonte se ai po trafikonte drogë me bosin meksikan të kokainës Joaquín “El Chapo” Guzmán”, shkruan OCCRP.

Sot, siç raporton ky medium, Lataj jeton në një prej pallateve më ekskluzive të Torontos në Kanada.

“Ai rri ulur pranë fushës gjatë ndeshjeve të Raptors, pozon online me makina luksoze dhe është shfaqur në një videoklip me një nga muzikantët më të famshëm të Kanadasë, Drake. Në vitin 2023, Lataj shihet duke qeshur dhe duke biseduar me Drake në videoklipin e reperit kanadez për këngën  “Polar Opposites”,  i ulur me disa burra të rrezikshëm që luajnë letra në një kazino të errët. Në YouTube, videoja ka grumbulluar 9.7 milionë shikime” vazhdon raportimi.

OCCRP shkruan se nuk dihet nëse Drake ishte në dijeni të historisë kriminale të Lataj përpara se të shfaqej në video me të.

“Asnjëri prej tyre nuk iu përgjigj mesazheve, telefonatave dhe letrave të dërguara personalisht që kërkonin komente mbi këtë histori apo marrëdhënien e tyre. Përfaqësuesit e Drake në The Agency Group PR LLC i ftuan gazetarët të dërgonin pyetje, por nuk iu përgjigjën disa emaileve dhe mesazheve telefonike pasuese që kërkonin komente. Avokatët që e kanë përfaqësuar Drake në çështje ligjore nuk iu përgjigjën pyetjeve”, shkruan OCCRP.

OCCRP raporton se Lataj nuk është figurë e panjohur në Kanada dhe sipas tyre mbetet e paqartë se si ka arritur që të hynte në Kanada pavarësisht dënimit në SHBA.

Historia e vjedhjes në bankën e Bruklinit.

Lataj ka jetuar një jetë të gjallë përtej Atlantikut që kur është larguar nga Kosova  në vitet 1980.

Siç raporton ORRCP në dosjet e çështjes së imigracionit figuron se Lataj hyri ilegalisht në SHBA në vitin 1986. Ai më vonë u vu në procedurat e deportimit, por iu dha largimi vullnetar në vend që të largohej me forcë.

“Të dhënat e gjykatës tregojnë se ai dështoi në një kërkesë për azil në vitin 1987, por ai qëndroi në SHBA derisa u shterua procesi i apelimit dhe grumbulloi një dosje penale atje. Të dhënat e imigracionit zbulojnë se Lataj është dënuar për disa akuza në SHBA, përfshirë një rast vjedhjeje me thyerje në vitin 2001.Sipas dokumenteve ligjore nga çështja e vjedhjes me thyerje, një gjykatë zbuloi se Lataj ishte përfshirë me një grup emigrantësh nga ish-Jugosllavia dhe Shqipëria të cilët dyshohet se ishin “angazhuar dhe planifikuar disa vjedhje tregtare dhe bankare në zonën e Nju Jorkut”, thuhet në shkrim.

OCCRP shkruan tutje se Lataj ishte arrestuar dhe u dënua për vjedhjen e një banke në Bruklin pasi policia zbuloi se çatia e bankës ishte thyer me mjete prerëse.

“Lataj u kap duke u përpjekur të arratisej me Cadillac-un e tij, gjë që u shfaq shumë në raportet e mbikëqyrjes policore, dhe u dënua me dy vjet burg federal.

Pasi u lirua në mars të vitit 2003, Lataj u dënua përsëri me deportim në Kosovë, i cili përfundimisht u urdhërua në vitin 2009. Si pjesë e procesit të apelimit, Lataj u kishte argumentuar zyrtarëve amerikanë se deportimi do ta vinte në rrezik, për shkak të një “gjakmarrjeje” në të cilën familja e tij ishte e përfshirë në vendlindje”, thuhet në shkrim.

Tags: BankaEl ChapoHami LatajVjedhje

JU REKOMANDOJMË

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë