Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

27/03/2026 - 18:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti takon Macron në Paris, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë dhe takim me drekë pune me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, i cili e mirëpriti në Pallatin Elize në Paris.

Presidenti Macron e uroi edhe njëherë Kryeministrin Kurti për rizgjedhjen dhe mandatin e ri në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin për kontributin e vazhdueshëm të Francës ndaj Kosovës.

Në takim morën pjesë edhe Ministri Francez i Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, e Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Strasburg, Lulzim Hiseni.

U theksua roli pozitiv i vazhdueshëm i NATO-s në Kosovë, përkatësisht i KFOR-it, si dhe i misioneve të Bashkimit Evropian.

Në takim u diskutua për integrimet dhe sigurinë në Evropë. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova mbetet e harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ai nënvizoi progresin në reformat e gjithanshme, me progres në 35 nga 38 fusha, siç e konstatoi edhe vetë Raporti i fundit i BE-së për vendin tonë, duke e renditur Kosovën ndër vendet më të suksesshme në rajon. Këtu, Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Kosovës dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Kurti foli për sigurinë e Kosovës që para së gjithash është siguri e kufijve të saj, pastaj për ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojtëse që po bëhet, raportet me fqinjin verior Serbinë ndërlidhur me procesin e dialogut në Bruksel dhe zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë, pastaj për bashkëveprimin me aleatët veri-atlantikë dhe për sigurinë rajonale në Ballkan.

Gjithashtu, u bisedua për planet dhe investimet në edukim, si dhe organizimin e forumeve të reja të bizneseve Kosovë–Francë, pas atij të suksesshëm të mbajtur në muajin shkurt sivjet në Prishtinë. Në këtë kontekst, Lojërat Mesdhetare 2030 që do të mbahen në Kosovë janë thirrje për mbështetjen dhe angazhimin e Francës në përgatitjet për organizimin e tyre.

Takimi konfirmoi përkushtimin e ndërsjellë për thellimin e mëtejmë të partneritetit evropian e bilateral ndërmjet Kosovës dhe Francës.

JU REKOMANDOJMË

Asamblistëve serbë u pengon mbishkrimi ku shprehet dashuria për Mitrovicën

Asamblistëve serbë u pengon mbishkrimi ku shprehet dashuria për Mitrovicën
26/05/2026 - 08:23

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar për largimin e mbishkrimit “Unë e dua Mitrovicën” i shkruar në anglisht, që është vendosur nga qeverisja e kaluar komunale...

Më shumëDetails

Sot mbahet protestë në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut

Sot mbahet protestë në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut
26/05/2026 - 08:13

Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot do të zhvillohet një protestë në Tiranë. Organizatorët Kol Marku dhe Kristian Nela kanë njoftuar se protesta do...

Më shumëDetails

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora
26/05/2026 - 08:00

Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili do të zgjasë deri më 6 qershor 2026. Për t’ua lehtësuar...

Më shumëDetails

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)

Incident në lagjen Marigona – nxënësi i shkollës ISP sulmon fizikisht shoferin e transportit, ndërhyn edhe një grua (Video)
25/05/2026 - 23:17

Një incident shqetësues ka ndodhur disa ditë më parë në lagjen Marigona, ku një nxënës i shkollës ISP dyshohet se ka sulmuar fizikisht shoferin e transportit të nxënësve....

Më shumëDetails

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë

Lushtaku në Leqinë: Mbështetja për Bedri Hamzën për kryeministër po forcohet çdo ditë
25/05/2026 - 22:33

 Kryetari i Komunës se Skenderajt dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë qytet, Sami Lushtaku, ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Leqinë, shkruan Veriu.info. Gjatë...

Më shumëDetails

Tender i çuditshëm në Mitrovicë: Parashikohen 600 mijë për projekte kapitale, nënshkruhen vetëm 153 euro

Tender i çuditshëm në Mitrovicë: Parashikohen 600 mijë për projekte kapitale, nënshkruhen vetëm 153 euro
25/05/2026 - 22:20

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka nënshkruar kontratë për “Hartimin e projekteve për investime kapitale”, ndonëse vlera e parashikuar e kontratës publike kornizë ishte 600 mijë euro. Sipas dokumentit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    398 Shpërndaje
    Shpërndaje 159 Tweet 100
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ndryshon emri i AAK’së, ky do të jetë emri i ri

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë