FBI ka konfirmuar se drejtori i saj ka qenë në shënjestër të hakërreve, dhe se asnjë informacion i ndjeshëm nuk është komprometuar.
“Aktorë keqdashës” kanë shënjestruar emailin personal të Kash Patel, tha një zëdhënës i agjencisë, raporton Sky News, përcjell Gazeta Express.
Të dhënat e synuara nga hakerët ishin “të natyrës historike dhe nuk përfshijnë asnjë informacion qeveritar”, shtuan ata.
Handala Hack, një grup me lidhje me Iranin, ka pretenduar publikisht se ka depërtuar në inbox-in e Patel duke publikuar fotografi të drejtorit dhe CV-në e tij të supozuar.













