Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandali i pushtetit të Kurtit me ekspozitën në shesh | Si u ripërhap propaganda serbe përmes ish-këshilltarit dhe mbështetësit të Albin Kurtit

27/03/2026 - 23:40
në Kryesore, Lajme
A A
Skandali i pushtetit të Kurtit me ekspozitën në shesh | Si u ripërhap propaganda serbe përmes ish-këshilltarit dhe mbështetësit të Albin Kurtit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë është vendosur e ashtuquajtura ekspozita “masakrat në Kosovë 1998-1999”. Ekspozita bazohet në librin e Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”.

Sadik Zeqiri i mbijetuar i masakrës në burgun e Dubravës, i ka reaguar ashpër kësaj ekspozite, duke e quajtur të turpshme.

“Turp! Po shtrembërohet e vërteta në sheshin e Prishtinës. Historia nuk është lodër që mund ta shtrembëroni me disa tabela të pasakta. A e keni parë çfarë keni shkruar për masakrën e Dubravës? Si është e mundur të pretendoni se 48 shqiptarë të armatosur dhe 58 civilë janë vrarë në Dubravë? Nga i keni marrë këto “fakte”? Në Serbi?

Tutje, ai është ndalur pikërisht tek fraza “shqiptarë të armatosur”.

“Në Dubravë nuk ka pasur të burgosur të armatosur. Të gjithë kanë qenë duarthatë dhe të pambrojtur. E vërteta është kjo: 116 të burgosur shqiptarë janë vrarë, ndërsa ende figuron i zhdukur Ukshin Hoti. Mbi 400 të tjerë janë plagosur.Kjo nuk është thjesht gabim – është shtrembërim i rëndë i së vërtetës.Turp për këtë. Edhe një kërkim-falje nuk mjafton”, shkroi ai.

Por, ish-këshilltari i Kurtit tha se për përpilimin e listës së të vrarëve, janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiqit.

Si u ripërhap propaganda serbe përmes ish-këshilltarit dhe mbështetësit të Albin Kurtit

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, ishte dorëhequr nga ky rol pas disa deklaratave të tij në lidhje me UÇK-në dhe krimet e luftës. Por, del se ai ka pasur edhe të tjera deklarata të çuditshme para disa viteve.

Në një emision me autor Mefail Bajqinovcin, që sot është deputet i Vetëvendosjes, Gashi shprehej me tone jashtëzakonisht të rënda ndaj UÇK-së duke i quajtur edhe grupe kriminale.

“Dmth, baza e korrupsionit të këtyre grupeve kriminale është bash qatje, te lufta. Dhe kur preket kjo, nuk dmth që po bëhet luftë speciale kundër luftës çlirimtare. Ata qi i bojnë ma së shumti dom luftës çlirimtare janë pikërisht këta njerëz që sot e udhëheqin vendin…”

Ai për më tepër konteston edhe drejtësinë ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore që ishin zhvilluar ndaj njerëzve të UÇK-së, specifikisht Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt.

“Nuk mendoj që fakti që këta janë liru prej proceseve gjyqësore… nuk i bon ata të pafajshëm.” – thoshte më tej z. Gashi.

Por, në një pjesë të mëvonshme të debatit ai provon të bëj një ndarje mes UÇK-së, LKÇK-së dhe FARK-ut duke thënë se krime lufte kishte pasur vetëm prej të parës.

“Shqetësimi im kryesor është se këta njerëz që janë në pushtet, që të gjithë vijnë prej UÇK-së. Si në Llap me Remin, si në Drenicë me Limajn si në Dukagjin me Haradinajn… dmth që të gjithë vijnë prej UÇK-së. Si me shpjegu faktin që prej dy organizimeve tjera ushtarake që i kemi pasë gjatë luftës, LKÇK-në dhe FARK-un, nuk kemi asnjë njeri të akuzumë për krime të luftës. Kemi vetëm njerëz prej UÇK-së të akuzumë për krime lufte”, shprehet ai prej minutës 1:15:50.

JU REKOMANDOJMË

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO
22/10/2026 - 22:42

Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor 2026, sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe...

Më shumëDetails

Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën

Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën
22/10/2026 - 22:36

Avni Bytyçi, ish-këshilltari i Kadri Veselit, ka mohuar raportimet se ai bashkë me avokatin Faton Fetahun, kanë ndikuar deri në zhvillimet e sotme për ndryshim-ligjin e Speciales. Sipas...

Më shumëDetails

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritika PDK’së për kthimin e ligjit për Specialen

Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara
22/10/2026 - 22:13

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” atë që ka ndodhur lidhur me ligjin, duke kritikuar mënyrën se si është vepruar dhe duke...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Haziri: Nuk besoj se dikush tenton të luajë me UÇK-në

Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin
22/10/2026 - 21:54

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend. Haziri ka thënë...

Më shumëDetails

“Thikë pas shpine”, Ramadani reagon ashpër pasi ndryshim-ligji për Specialen do kthehet në Kuvend

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
22/10/2026 - 21:50

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se kthimi i ndryshim-ligjit për Specialen është “thikë pas shpine”. Ai tha se ishte thikë pas shpine...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!
22/10/2026 - 21:35

Nasim Haradinaj i ka reaguar deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, pas deklaratave të këtij të fundit në mbrojtje të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është 25-vjeçari që u shtir si agjent i AKI-së dhe mori para me premtimin për punësim – në hetime u përfshi edhe Inteligjenca

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë