Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

28/03/2026 - 08:50
në Lajme
A A
Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkëlzen Gashi ka reaguar lidhur me ekspozitën për Masakrat në Kosovë të zhvilluar në Prishtinë, dhe, kritikat ndaj saj për shkak të të dhënave të pasakta. Gashi i cili është autor i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, ka thënë se për listën e të vrarëve kanë cituar atë të hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Law Center (HLC), e udhëhequr nga Nataša Kandić, pasi që ‘’nuk kemi listë tjetër’’.

Gashi në reagimin e tij, ka thënë se u takon institucioneve të vendit që të hartojnë një listë zyrtare, të saktë, dhe se, ‘’donatorët e këtij projekti nuk kanë pasur asnjë rol në përmbajtjen e ekspozitës dhe, rrjedhimisht, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për të’’.

Postimi:

Për fat të keq, gati tri dekada pas përfundimit të luftës, Kosova nuk e ka një listë të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999. Lista e vetme që kemi deri më tani është lista e hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Law Center (HLC), e udhëhequr nga Nataša Kandić, të cilën Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka dhënë çelësin e Prishtinës. Ne e kemi cituar këtë listë të Nataša Kandić-it sepse nuk kemi listë tjetër të të gjithë të vrarëve gjatë luftës në Kosovë.

Sipas kësaj liste në Burgun e Dubravës janë vra gjithsej 106 veta. Prej tyre, 58 figurojnë civilë e 48 figurojnë persona të armatosur. Si është e mundur që në Burg të Dubravës 48 prej civilëve të vrarë të figurojnë si pjesëtarë të armatosur? Pse janë regjistruar këta si persona të armatosur? Persona të armatosur në burg?

Për më keq, kjo mospërputhje nuk është e vetmja. Njëjtë ka ndodhur edhe në Masakrën e Mejës, ku numri i të vrarëve është 376 veta, por në listën e HLC-së figurojnë 349 civilë të vrarë, kurse 27 të vrarë figurojnë si të armatosur. Dihet botërisht që në Reçak forcat policore e ushtarake sërbe jugosllave kanë vrarë 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, por në listën e të vrarëve të HLC-së së Nataša Kandić-it janë regjistruar 37 civilë shqiptarë e 8 janë regjistruar të armatosur. Mospërputhje të ngjashme vërehen edhe në masakra tjera: Kotlinë, Kaçanik, e të tjera.

Theksojmë se verifikimi i njëpërnjëshëm i statusit të secilës viktimë dhe i numrit të saktë të civilëve të vrarë nuk ka qenë dhe nuk është përgjegjësi e organizatave tona. Këto të dhëna janë marrë nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Law Center, i cili i ka mbledhur ato përmes hulumtimeve në terren. Për rrjedhojë, u takon institucioneve të Kosovës që të hartojnë një listë zyrtare, të saktë dhe gjithëpërfshirëse të viktimave të luftës.

ADMOVERE dhe INTEGRA njoftojnë opinionin publik se ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” është realizuar dhe vendosur në hapësirën publike me leje nga Komuna e Prishtinës, e cila ka të drejtë ta revokojë atë. Megjithatë, përgjegjësia për mungesën e një liste zyrtare dhe të saktë të viktimave të luftës në Kosovë u takon institucioneve të Kosovës, të cilat do të duhej prej kohësh të kishin përditësuar këtë listë të vetme ekzistuese, të hartuar nga organizata e Nataša Kandić-it dhe të kishin hartuar një listë zyrtare shtetërore.

Njëkohësisht, sqarojmë se donatorët e këtij projekti nuk kanë pasur asnjë rol në përmbajtjen e ekspozitës dhe, rrjedhimisht, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për të. Përmbajtja e ekspozitës është hartuar në mënyrë të pavarur nga ADMOVERE dhe INTEGRA, mbi bazën e burimeve dhe metodologjisë së përshkruar më sipër.

JU REKOMANDOJMË

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO

ARKEP tregon sa numra telefonikë janë bartur, klientët po largohen me të madhe nga IPKO
22/10/2026 - 22:42

Bartshmëria e numrave të telefonisë mobile në Kosovë po zhvillohet pa vështirësi që nga nisja e zbatimit më 5 tetor 2026, sipas Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe...

Më shumëDetails

Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën

Ish-Këshilltari i Veselit, Avni Bytyçi: Pretendim i rrejshëm se jam i përfshirë në tërheqjen e ligjit për ta sulmuar Grudën
22/10/2026 - 22:36

Avni Bytyçi, ish-këshilltari i Kadri Veselit, ka mohuar raportimet se ai bashkë me avokatin Faton Fetahun, kanë ndikuar deri në zhvillimet e sotme për ndryshim-ligjin e Speciales. Sipas...

Më shumëDetails

“Shokuese, rruga më e keqe, ka pasur rrugë të tjera”, Limaj kritika PDK’së për kthimin e ligjit për Specialen

Vetëvendosja i reagon Limajt: Me kushtëzime nuk ecet përpara
22/10/2026 - 22:13

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “goxha shokuese” atë që ka ndodhur lidhur me ligjin, duke kritikuar mënyrën se si është vepruar dhe duke...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, Haziri: Nuk besoj se dikush tenton të luajë me UÇK-në

Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës; Çlirim Haziri me kërkesë konkrete për Qeverinë dhe Kuvendin
22/10/2026 - 21:54

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri përmes një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend. Haziri ka thënë...

Më shumëDetails

“Thikë pas shpine”, Ramadani reagon ashpër pasi ndryshim-ligji për Specialen do kthehet në Kuvend

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
22/10/2026 - 21:50

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se kthimi i ndryshim-ligjit për Specialen është “thikë pas shpine”. Ai tha se ishte thikë pas shpine...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!
22/10/2026 - 21:35

Nasim Haradinaj i ka reaguar deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, pas deklaratave të këtij të fundit në mbrojtje të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është 25-vjeçari që u shtir si agjent i AKI-së dhe mori para me premtimin për punësim – në hetime u përfshi edhe Inteligjenca

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë