Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i “Dardanëve” kërkon hetime nga Prokuroria: Biletat në tregun e zi po iu shiten kundërshtarëve

28/03/2026 - 13:00
në Kryesore, Lajme
A A
Kryetari i “Dardanëve” kërkon hetime nga Prokuroria: Biletat në tregun e zi po iu shiten kundërshtarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka kërkuar aktivizimin e Prokurorisë dhe Policisë lidhur me shitjen e biletave për ndeshjen ndaj Turqisë në tregun e zi.Berisha ka bërë të ditur se për ndeshjen që do të zhvillohet të martën në “Fadil Vokrri” nuk ka asnjë biletë në dispozicion dhe se biletat në sektorin e “Dardanëve” janë vetëm për anëtarët e grupit.

Ai ka kërkuar hetime nga Prokuroria e Policia lidhur me dyshimet se biletat në tregun e zi janë duke iu shitur tifozëve kundërshtarë.“E kuptojmë interesimin marramendës, me përmasa të paimagjinueshme, për të siguruar bileta për ndeshjen ndaj Turqisë, mirëpo duam t’ju njoftojmë që te sektori ynë i Dardanëve nuk ka më asnjë në dispozicion. Biletat i kemi për anëtarët tanë, që kanë bërë anëtarësimin vjetor. Po ashtu, jemi të shqetësuar nga zërat që po qarkullojnë se biletat e Kosovës po shiten në tregun e zi dhe po përfundojnë te tifozët mysafirë”, thuhet në një reagim të tij në Facebook.

Berisha ka bërë thirrje që të ruhet zëri i tifozëve që Kosova do të ketë përkrahje sa më të madhe në stadium.“Ju lutemi që ta respektoni peshën historike të ndeshjes dhe mos lejoni që të ndryshojë përbërja e tifozëve në stadium. Për këto zhvillime, ftojmë organet e rendit që t’i hetojnë ata që po i keqpërdorin biletat në tregun e zi dhe të ndalet kjo marrëzi. Kosova, të martën, llogarit shumë edhe në zërin e tifozëve të vet. Ai duhet të ruhet uniform, nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje. Nuk ka asnjë interes më të madh sesa interesi i Republikës, i cili është që ta sigurojmë ëndrrën verore drejt Kupës së Botës 2026. Edhe njëherë, ftojmë Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me organet tjera të rendit dhe drejtësisë, të reagojnë ndaj keqbërësve”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Nushi: Shkëlzen Gashi e ka shitë librin e masakrave nëpër diasporë kah 55 franga

Nushi: Shkëlzen Gashi e ka shitë librin e masakrave nëpër diasporë kah 55 franga
28/03/2026 - 15:46

Nol Nushi i PSD-së, tha se kur Shkëlzen Gashi e kishte publikuar libirin e tij, e kishte paraqitur si një arritje të madhe, ndërsa tash po deklaron që...

Më shumëDetails

Kompania që financon VV-në dhe shpërblehet me tenderë, mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

Kompania që financon VV-në dhe shpërblehet me tenderë, mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit
28/03/2026 - 15:34

Kompania mbështetëse e Lëvizjes Vetëvendosje e cila vetëm dy javë më parë fitoi përsëri monopolin për furnizimin e aeroplanëve me kerozinë, “EX FIS”, ishte njëra prej financuesve kryesore...

Më shumëDetails

Zyrtare: Prokuroria Speciale nis hetimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Zyrtare: Prokuroria Speciale nis hetimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”
28/03/2026 - 15:10

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”,...

Më shumëDetails

Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve
28/03/2026 - 14:41

Drejtoresha e Fondit për Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në një komunikatë për media ka thënë se në ekspozitën e Shkëlzen Gashit ka shumë pasaktësi rreth masakrave të ndodhura...

Më shumëDetails

Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut pasi Kuvendi e financoi ekspozitën me gabime të Shkëlzen Gashit

Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit
28/03/2026 - 14:36

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Arton Demhasaj, ka thënë se dorëheqja e kryekuvendares Albulena Haxhiu është më e pakta që mund të ndodhë pas skandalit me ekspozitën e...

Më shumëDetails

Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici

Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici
28/03/2026 - 14:08

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari, Fazli Ndrecaj, 46-vjeçar nga fshati Maqitevë, Komuna e Suharekës, i cili ishte në kërkim nga organet e rendit, është dorëzuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë