Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici

28/03/2026 - 14:08
në Lajme
A A
Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari, Fazli Ndrecaj, 46-vjeçar nga fshati Maqitevë, Komuna e Suharekës, i cili ishte në kërkim nga organet e rendit, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më datë 16.09.2025 kishte zhvilluar një aksion, gjatë të cilit në një objekt (shtallë) në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e madhe e substancës narkotike të llojit marihuanë – kanabis sativa, mbi gjysmë tonelate, saktësisht 512 kilogramë, në faza të ndryshme të përpunimit dhe tharjes.

Gjatë aksionit janë sekuestruar: një granatëhedhës (mortajë), një raketë krahu, një pushkë gjuetie, fishekë të pushkës, një traktor me rimorkio, pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim dhe përpunim, dy telefona celularë, si dhe prova të tjera materiale.

Po ashtu, prokuroria ka lëshuar urdhër të përkohshëm për sekuestrimin/ngrirjen e dy parcelave me sipërfaqe prej 1963 m² dhe 1438 m², të cilat gjenden në fshatin Maqitevë. 

Lidhur me këto veprime, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale ndaj F.N., dhe sipas dyshimit të bazuar, i pandehuri në një periudhë të pacaktuar kohore e deri më datë 16.09.2025, në pjesën malore të fshatit Maqitevë, ka kultivuar pa autorizim bimën kanabis sativa me qëllim prodhimin dhe përgatitjen për shitje të narkotikëve dhe shpërndarjen e kësaj substance në treg.

Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” nga neni 272, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”267, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. 

I pandehuri, gjendet në ndalim 48 orësh, dhe për të njëjtin Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Tags: DrogaFazli NdrecajProkuroria

JU REKOMANDOJMË

Hapet rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, Rama akuzon Qeverinë për “përralla e ofendime”

Hapet rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani, Rama akuzon Qeverinë për “përralla e ofendime”
27/06/2026 - 22:42

Është inauguruar rrethi në hyrje të Prishtinës nga magjistralja për Gjilan. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që ka thënë se kjo rrugë...

Më shumëDetails

Komisionerja për zgjerim: Shqipëria e Mali i Zi në BE më 2029

Komisionerja për zgjerim: Shqipëria e Mali i Zi në BE më 2029
27/06/2026 - 22:17

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se procesi i zgjerimit po ecën me ritmin më të shpejtë në 15 vitet e fundit, duke përmendur disa...

Më shumëDetails

Konjufca nga forumi në Dubrovnik: Përfaqësova qëndrimin e Kosovës lidhur me rajonin, diskutuam për sfidat e Ballkanit

Konjufca nga forumi në Dubrovnik: Përfaqësova qëndrimin e Kosovës lidhur me rajonin, diskutuam për sfidat e Ballkanit
27/06/2026 - 21:44

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shkruar për forumin e mbajtur në Dubrovnik, ku janë takuar përfaqësues shtetesh, diplomatë e mendimtarë politikë...

Më shumëDetails

Shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionin e Gjipesë

Shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionin e Gjipesë
27/06/2026 - 21:23

Këtë të shtunë është bërë e mundur nxjerrja e dy turistëve nga Kanionet e Gjipesë, ku një çift kishte mbetur i bllokuar pasi njëri prej tyre kishte pësuar...

Më shumëDetails

Fluks i lartë lëvizjesh, ja sa kosovarë kaluan pikën kufitare të Morinës brenda 12 orëve

Fluks i lartë lëvizjesh, ja sa kosovarë kaluan pikën kufitare të Morinës brenda 12 orëve
27/06/2026 - 21:15

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet...

Më shumëDetails

Eurodeputetja Ilaria Salis i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës: Mos lejoni oligarkët të vendosin për ju

Eurodeputetja Ilaria Salis i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës: Mos lejoni oligarkët të vendosin për ju
27/06/2026 - 21:09

Eurodeputetja Ilaria Salis i është bashkuar protestës qytetare në Tiranë, duke marrë pjesë në tubimin që prej katër javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ilaria Salis ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kompleksi i Bujaria Home drejt përfundimit, bëhu me banesën e ëndrrave në Mitrovicë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë