Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Diskurs shpifës”, Haradinaj i reagon ashpër Gashit për fushatën ndaj Osmanit: Panik e besëpremje e VV-së ndaj presidentes

28/03/2026 - 16:12
në Lajme
A A
“Diskurs shpifës”, Haradinaj i reagon ashpër Gashit për fushatën ndaj Osmanit: Panik e besëpremje e VV-së ndaj presidentes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj i ka reaguar ashpër Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës për masakrat e cila pati pasaktësi të shumta.
Ajo me anë të një postimi në Facebook duke iu referuar një deklarate të Gashit dhënë tri javë më parë tha se populli i Kosovës nuk ka nevojë për siç tha “të vërtetat” e tij.“Diskursi shpifës ndaj Presidentes Osmani tash e dy muaj nuk është debat politik. Nuk është përplasje argumentesh. Nuk është diskutim faktesh. Është diçka shumë më primitive: Kur s’mund ta mundësh një mendim politik e ta eklipsosh një zotësi diplomatike, përpiqesh ta linçosh me shpifje”.

“Merr disa copëza tregimesh. I nxjerr nga konteksti. I lidh me dyshime. I përsërit nonstop. Dhe propaganda përpiqet të duket si e vërtetë (për ata që nuk lexojnë brenda titujve konstatues)! Kjo do të mbetet në histori si një nga fushatat më të ulëta të linçimit politik që i është bërë një Presidenteje të Republikës së Kosovës. Do të mbahet mend momenti kur Vetëvendosja nga panika e frika e madhe, për t’i ikur fajësimit për qëndrimin kundër rizgjedhjes së Presidentes Osmani, për t’i ikur llogaridhënies ndaj votuesve për besëpremjen që VV bëri ndaj bashkëudhëtares së tyre politike, e poashtu edhe kundër zgjedhjes së një Presidenti tjetër me marrëveshje politike, filloi të ‘ndërtojë e shpërndajë insinuata e skema ogurzeza’ kundër asaj me të cilën fituan e u ngritën.Si ështe e mundur që pjesëmarrja në protestë në mbrojtje të UÇK-së quhet ‘tradhëti’ e ‘braktisje e Kurtit’?!

Tri javë më parë, Shkëlzen Gashi, autor i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, komentoi zhvillimet politike në Kosovë dhe veprimet e presidentes Vjosa Osmani.

Gashi tha se pas datës 28 dhjetor, Osmani ka ndryshuar kursin dhe ka filluar të bashkëpunojë ngushtë me Edi Ramën dhe partitë opozitare, si LDK dhe PDK.

Siç thoshte ai, Osmani ka marrë pjesë në marshin e lirimit të ish-presidentit Thaçi dhe ka kërkuar mbështetje nga Rama, por kjo lëvizje nuk ka dhënë rezultat, pasi ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetje të mjaftueshme për votat e nevojshme.

“Pas 28 dhjetorit Vjosa Osmani ka koketu me Edi Ramën dhe me partitë opozitare, me LDK-në dhe PDK-në, duke marrë pjesë në marshin e lirimit të ish-presidentit Thaçi dhe duke marrë mbështetjen e Edi Ramës, siç duket kjo nuk ka funksionu dhe Vjosa Osmani nuk ka arrit me i siguru votat”, kishte deklaruar Gashi në një intervistë në Ora News dhënë më 5 mars.

Ekspozita e hapur më 24 mars në sheshet e Prishtinës, në përkujtim të masakrave të kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë luftës, me autor Gashin doli të kishte goxha pasaktësi e gabime.

JU REKOMANDOJMË

OVL e UÇK reagon pasi ligji për Specialen u kthye në Kuvend me kërkesë të PDK’së: Iu bëjmë thirrje të gjitha partive…

OVL e UÇK-së dënon ashpër vendimin e Hagës që refuzon provat për krimet serbe
22/10/2026 - 19:50

OVL-UÇK ka reaguar në lidhje me zhvillime e fundit, ku PDK-ja ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula që ta kthejë ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale në Kuvend. Kjo organizatë...

Më shumëDetails

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
22/10/2026 - 19:30

Kryeministri Edi Rama raportohet se ka kërkuar nga ministrat që të nisin një proces largimi të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria...

Më shumëDetails

Çfarë ndodh tani me Ligjin për Specialen pasi presidentja e riktheu në Kuvend?

OVL-UÇK pas protestës: Faleminderit, shqiptarë!
22/10/2026 - 19:18

U miratua me nguti dhe nën presion, por presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula e riktheu Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me kërkesën e...

Më shumëDetails

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen
22/10/2026 - 18:52

Reagime të shumta ka nxitur kthimi në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për Specialen. Lidhur me këtë, ka reaguar edhe avokati Ardian Bajraktari, i cili ka shpjeguar procedurat...

Më shumëDetails

Haradinaj për kthimin e Ligjit për Specialen: Turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Siguria është jetike, duhet ta mbajmë fort me Amerikën që të mos na përsëritet historia
22/10/2026 - 18:30

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar këtë veprim si...

Më shumëDetails

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Bekim Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së: Nuk mund të luhet me fatin e ish krerëve të UÇK-së

Rikthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend, Bekim Haxhiu kërkon dorëheqjen e Kryesisë së PDK-së: Nuk mund të luhet me fatin e ish krerëve të UÇK-së
22/10/2026 - 18:29

Pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës drejtuar presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, për kthimin në Kuvend për rishqyrtim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është 25-vjeçari që u shtir si agjent i AKI-së dhe mori para me premtimin për punësim – në hetime u përfshi edhe Inteligjenca

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë