Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

29/03/2026 - 15:19
në Lajme
A A
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim në Invazivën e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, ndërsa familjarët e të sëmurëve, alarmojnë se mungesa e stentave, po ua rrezikon jetën pacientëve, ndërsa theksojnë se nuk kanë mundësi për trajtim në sektorin privat për shkak të kostos së lartë.

Ata u bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që të sigurojnë sa më shpejt furnizimin me stenta, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e pacientëve.

Mungesa e stentave në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka bërë që mbi 2 mijë pacientë të shtohen në listën e pritjes për stentim. Merita Sopi nga Prishtina i tha Radio Kosovës se babai i saj, për herë të dytë është shtruar në spital, por ndërhyrja nuk është realizuar për shkak të mungesës së stentave.

“Gjendja e babait tim është shumë e rënduar, sepse 80% të venave i ka të mbyllura. Na jemi duke pritur deri sa të na lajmërojnë, sepse në klinikat private, ky lloj i intervenimit kushton 10 deri në 15 mijë euro, gjë që një pensionist, nuk i ka. I bej apel Ministrisë së Shëndetësisë që të marrin masa, sepse me të vërtetë dikush ka për t’u revoltuar. Zemra është një organ që nuk pret. Me këto kushte që janë në QKUK është mjerim me të vërtetë”, thotë Sopi.

Edhe një familjar tjetër shprehet se janë në pritje të furnizimit me stenta, pasi nuk kanë mundësi për trajtim privat.

“Mungesa e stentave është një ngarkesë e madhe si për pacientët si për familjarët, edhe janë të kushtueshme shumë. Tash edhe kriza ekonomike gjithherë po vjen duke u rrit. Në privat s’kemi mundësi ta dërgojmë”, thotë familjari i pacientit.

Ndërkohë, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, kardiologu Faik Shatri, konfirmon për Radio Kosovën se ka mungesë të disa numrave të caktuar të stentave, por shton se situata është nën kontroll.

“Jemi në përfundim të kontratës paraprake dhe presim normalizimin aktual të furnizimit. Për disa numra të caktuar, kemi pasur mungesa, por disa ditë më parë, kemi marrë material edhe nga Prizreni, kështu që situata është nën kontroll. Asnjë pacient nuk është i rrezikuar”, thotë Shatri.

Ndërsa nga Drejtoria e QKUK-së, zyrtarja për informim, Mirlinda Qyqalla, i tha Radio Kosovës se shumë shpejt pritet të ketë furnizim me materialet e nevojshme, e në këtë rast edhe të stentave;

“Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Barnatorja Qendrore, për mungesën e materialeve në Klinikën e Kardiologjisë, ju informojmë se kontratat për shumicën e materialeve të nevojshme për këtë klinikë tashmë janë nënshkruar. Gjithashtu, nga ana e Klinikës janë bërë kërkesat për furnizim me këto materiale”, thotë Qyqalla.

Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës bëjnë të ditur se furnizimi me stenta pritet të realizohet brenda ditëve në vijim.

Tags: QKUK

JU REKOMANDOJMË

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë
22/10/2026 - 10:18

Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar edhe një herë se fundi i luftës në Ukrainë është afër dhe se janë më afër se kurrë paqes. Presidenti amerikan i...

Më shumëDetails

I pashqetësuar nga tensionet, qytetari bën vrapin e mbrëmjes në Tiranë derisa hidheshin molotovë

I pashqetësuar nga tensionet, qytetari bën vrapin e mbrëmjes në Tiranë derisa hidheshin molotovë
22/10/2026 - 10:13

Një qytetar në Shqipëri ka rënë në sy dje mbrëmë gjatë protestave në Tiranë. Edhe pse para Kryeministrisë protestuesit hidhnin molotovë e kapsolla, qytetari ka kaluar para tyre...

Më shumëDetails

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovë

BE i reagon Serbisë për deklaratat e Daçiqit dhe Jovanoviqit për Kosovë
22/10/2026 - 10:04

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë të shmangë retorikën nxitëse ndaj Kosovës dhe të ndërmarrë hapa konkretë për arrestimin dhe ndjekjen penale të personave të dyshuar për sulmin...

Më shumëDetails

ShBA ende nuk ka reaguar për Ligjin e Speciales, Koci: Mund të jetë shpresë për Kosovën

ShBA ende nuk ka reaguar për Ligjin e Speciales, Koci: Mund të jetë shpresë për Kosovën
22/10/2026 - 09:53

Një temë e cila është aktuale dhe zgjon interes tejet të madhe në opinion është Ligji për Specialen, ndryshimet e së cilit u votuan nga deputetët e Kuvendit...

Më shumëDetails

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, Liço ndan pamje brenda objektit

Zjarr në ambientet e Top Albania Radio, Liço ndan pamje brenda objektit
22/10/2026 - 09:41

Një zjarr i papritur ka përfshirë mëngjesin e kësaj të enjteje ambientet e Top Albania Radio në Tiranë, duke dëmtuar studiot dhe duke bërë të pamundur vazhdimin normal...

Më shumëDetails

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale
22/10/2026 - 09:24

Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj duke folur për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend ka shpeguar se përse Vetëvendosje ka dashur që ta votojë miratimin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë