Kjo u diskutua edhe në kuadër të Programit të Mëngjesit në Klan Kosova.
Pse nuk kanë reaguar Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Për këtë ka folur analisti politik Melazim Koci.
“Supozoj që mund të kemi dy qëndrime, një të Bashkimit Evropian dhe një më të butë, më të favorshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Koci në Klan Kosova.
Koci tha se ShBA-ja mund të jetë shpresë për Kosovën, por krejt varet se sa angazhohemi edhe ne.














