Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka lëshuar një autorizim drejtuar Policisë së Kosovës për grumbullimin e informatave dhe provave ndaj Shkëlzen Gashi, nën dyshimin për nxitje të përçarjes.
Sipas dokumentit zyrtar, Departamenti për Krime të Rënda është duke bastisur banesën e Gashit, për të siguruar prova për ekspozitën me të dhëna të pasakta për masakrën e Dubravës dhe masakrat e tjera në Kosovë.
Prokuroria pretendon se veprimet e tij kanë dëmtuar të vërtetën e luftës çlirimtare dhe kanë shkaktuar irritim te qytetarët dhe viktimat e luftës.
Në autorizimin e nënshkruar me datë 30 mars 2026, specifikohet se Shkëlzen Gashi dyshohet se ka konsumuar elementet e veprës penale:
“Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.















