Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Burri i kryeparlamentares në ofensivë me akuza pas protestës së veteranëve

30/03/2026 - 21:56
në Lajme
A A
Burri i kryeparlamentares në ofensivë me akuza pas protestës së veteranëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas protestës së veteranëve para Kuvendit të Kosovës kundër ekspozitës për luftën, Alban Krasniqi, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar me gjuhë përçarëse.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka renditur disa nga personat që kanë marrë pjesë në protestë, duke i shoqëruar me akuza për të kaluarën e tyre politike.

Bëhet fjalë për Rashit Qalajn, të cilin e quan “vegla e Elmi Reçicës”.

“Rashid Qalaj ish Drejtori i Policisë, ‘vegla e Elmi Reçicës’ njeriut të dytë të SHIK-ut që organizonin grupe policësh për haraq e shantazh ndaj bizneseve dhe qytetarëve, që përndiqte aktivistët dhe protestuesit me direktiva të Thaçit dhe SHIKut. Qalaj njihet edhe për dërgimin e mjeteve policore në Tiranë për ti shtypur protestat opozitare”.

Ai përmend edhe Hajdar Beqën për të cilin shkruan “ish-deputeti i PDKsë që votoi pro Gjykatës Speciale. Numri 36 në listën e deputetëve votu”.

Më tej vazhdon edhe me Blerta Deliun e Sejdi Hoxhën.

“Blerta Deliu deputete e PDKsë e cila kishte deklaruar korridoreve që nën kërcënimin e Sami Lushtakut kishte votuar PRO Gjykatës Speciale.Numri 26 në listën e deputetëve votues. Sejdi Hoxha, nipi i personazhit kryesor të rastit TOKA, krye hajni i Postës që e kishte sjellë postën buzë falimentimit”.

Krasniqi përmend edhe Ahmet Rrahmanajn “privatizuesin e mbi 1000 hektarë vreshtave në Malishevë me çmim 7 euro” dhe Aida Dërgutin për të cilën shkruan se “punoi me direktiva të SHIK-ut”.

“Ahmet Rrahmanaj privatizuesi i mbi 1000 hektarë vreshtave në Malishevë me çmim 7 euro, të cilat më pas iu shitën shtetit me 7000% më shtrentë. Për rolin e tij në gjyqin e Hagës nuk po flas sepse pres që ai të deklarohet. Aida Dërguti personazhi i njohur nga klika që tentoi ta uzurponte organizatën tonë me direktiva të SHIK pjesë e së cilës ishte dhe besoj vazhdon të jetë, sepse kjo organizatë sado që publikisht ka shpallur shpërbërjen, ajo vazhdon të funksionojë ende, pa pasur kurrë një hetim nga prokuroria e shtetit”.

Krasniqi ka paralajmëruar se “lista vazhdon”, duke lënë të kuptohet për ndonjë postim tjetër përçarës.

Ky reagim i tij vjen pasi veteranë të UÇK-së dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta protestuan duke kundërshtuar ekspozitën e financuar nga Kuvendi, të cilën e cilësuan si të pasaktë dhe fyese për luftën, raporton Paparaci.

Protesta është organizuar para Kuvendit, pasi ky institucion e ka financuar ekspozitën.

E nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Xhavit Jashari, ka akuzuar edhe Qeverinë e Kosovës, duke thënë se është kundër UÇK-së.

“Degradimi kaq i rëndë dhe i skajshëm i kësaj qeverie vjen sepse brenda saj ka ministra të cilët janë anti-UÇK. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar publikisht se më mirë dhe më lirë do të na kushtonte liria e këtij vendi po t’i kishim paguar mercenarët, që është fyerje e rëndë për veteranët”, ka thënë Jashari.

Jashari ka hedhur dyshime se të dhënat e paraqitura në ekspozitën e Shkëlzen Gashit janë marrë nga shërbimet sekrete serbe dhe u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të reagojnë.

“Ne dyshojmë se të gjitha informacionet janë marrë nga shërbimet sekrete serbe, të cilat mundohen të barazojnë krimet që kanë bërë me luftën tonë të drejtë. Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës të reflektojnë dhe të ndalin degradimin e luftës së drejtë dhe të pastër të Kosovës”, ka thënë ai.

Rrahman Ramadani, protestues ka thënë se arsyeja e protestës është padrejtësia që, sipas tij, po u bëhet veteranëve të UÇK-së.

“Pjesëmarrja në protestë është për shkak të padrejtësive që po u bëhen veteranëve të luftës dhe dëshmorëve. Kjo ekspozitë është e papranueshme; autori ka bërë një punë shumë të rëndë, duke shkelur gjakun e dëshmorëve dhe viktimave. Bëjmë thirrje që këto veprime të ndalen”, është shprehur ai.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës.

“Në mënyrë konsistente është bërë përpjekje që të kemi shifra dhe informata të sakta për dëshmorët, martirët dhe të pagjeturit. Mirëpo kjo nuk duhet t’i japë askujt të drejtën që të burgosurit e Dubravës t’i cilësojë si persona të armatosur”, ka thënë deputetja Blerta Deliu.

E deputeti Përparim Gruda ka kërkuar që të gjitha botimet me të dhëna të pasakta duhet të tërhiqen.

“Nëse flasim për masakrën e Jasharëve, nuk kemi nevojë as për Natasha e as për fondin; mjafton të shkojmë në Prekaz dhe t’i numërojmë varret një nga një. Mos të krijojmë klimë sikur nuk ka të dhëna — varret janë fakte që i prek secili. Nuk është çështja se Kosova nuk ka pasur të dhëna, por ka pasur tendencë për ta shtrembëruar historinë. Kërkimfalja është e domosdoshme dhe duhet të tërhiqet çdo botim e ekspozim i tillë”, ka thënë Gruda.

Ekspozita e shfaqur në sheshin e Prishtinës ka paraqitur të dhëna të pasakta për 49 masakra të kryera nga forcat serbe në Kosovë. Për Masakrën e Reçakut thuhet se janë vrarë 37 civilë, ndërkohë që Instituti për Krime Lufte në Kosovë thekson se numri është të paktën 45 civilë shqiptarë.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) kanë thënë se Gashi nuk diti t’i lexojë të dhënat për masakrat.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë thënë se nëse nuk ka reflektim institucional, protestat do të vazhdojnë.

JU REKOMANDOJMË

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
21/10/2026 - 23:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

A ka aspirata për kryetar të PDK-së? Deklarohet Sami Lushtaku

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
21/10/2026 - 22:52

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës...

Më shumëDetails

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
21/10/2026 - 22:35

Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka sqaruar kompetencat e presidentes për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë
21/10/2026 - 22:22

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, gara për drejtimin...

Më shumëDetails

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë
21/10/2026 - 22:09

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye...

Më shumëDetails

“4 euro metri katror”, Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
21/10/2026 - 21:50

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë