Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit

31/03/2026 - 00:13
në Lajme
A A
E zbulon Gjinovci, ja çka iu konfiskua Shkelzen Gashit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfiskuar telefonin dhe laptopin e Shkëlzen Gashi gjatë një bastisjeje në banesën e tij, ndërsa ai është shoqëruar për intervistim dhe më pas është liruar.

Lajmi është bërë publik nga Rron Gjinovci, i cili përmes rrjete sociale të tijë, ka shpërndarë edhe reagimin e Gashit lidhur me rastin, shkruan IndeksOnline.

Sipas deklarimit të Gashit, në banesën e tij kanë shkuar fillimisht persona me rroba civile, të cilët më pas janë konfirmuar si pjesë e policisë me urdhër të Prokurorisë.

Pas prezantimit të urdhëresës, është kryer bastisja dhe janë sekuestruar pajisjet elektronike, përfshirë telefonin dhe laptopin, si dhe materiale të tjera.

Ai ka qëndruar rreth katër orë në Prokurorinë Speciale për dhënie deklarate, duke theksuar se e konsideron rastin si përndjekje politike, ndërsa ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të paraqesë argumentet e tij lidhur me pretendimet ndaj tij.

Postimi i plotë:

Postimi në vazhdim është qëndrimi i Shkëlzenit, të cilit i është konfisku telefoni personal dhe laptopi nga Prokuroria Speciale e Kosovës:

Sot rreth orës 14:30, dy persona me veshje civile filluan me trokitë në derën e banesës time në mënyrë të ashpër. Duke pasë parasysh gjuhën e urrejtjes, sharjet, ofendimet dhe sulmet verbale të këtyre ditëve, isha i bindur se dikush kishte ardhë të më sulmojë.  Menjëherë kam njoftuar miq të ndryshëm, të cilët u nisën drejt banesës time e të cilët njëkohësisht e lajmronin policinë. Fatmirësisht, në ato momente në banesë nuk ishin prezentë fëmijët e mi, të cilët do të ishin terrorizuar prej situatës.

Diku mbas njezet minutave vijnë edhe policë të uniformuar dhe vendosa me e hapë derën e banesës. Policët e uniformuar më njoftojnë që personat civilë janë kolegë të tyre. Më prezantuan dokumentin e urdhëresës së prokurorisë dhe filluan bastisjen e banesës. Ata shprehnin interesim për pajisjet e mia elektronike, telefonin dhe laptopin, paswordat e të cilëve m’i kërkuan e të cilat ua dhashë pa asnjë hezitim. Telefoni dhe laptopi u sekuestruan si prova të mundshme dhe, për çudinë time, edhe një kopje e librit Masakrat në Kosovë dhe disa shënime në letër me dorë për ekspozitën.

Me thënë të drejtën, situata m’u duk si andërr, ngase nuk mund të besoja që kjo po ndodh në shekullin XXI në vendin tim, të cilin unë e konsideroj demokracinë më të avancuar në Ballkanin Perëndimor dhe me të cilin jam shumë krenar.

Pas kësaj, policia kërkoi me shku me ta te Prokuroria Speciale për një deklaratë, siç urdhërohej në urdhëresën e nënshkruar nga prokurori Bekim Kodraliu.

Natyrisht, shkova me ta. Prokurorit i thashë sapo hyra që kjo është një përndjekje politike dhe s’ka asnjë lidhje me drejtësinë. Megjithatë, vendosa t’ia sqarojë me detaje çdo pretendim që ai mundej me pasë. Dhe ashtu ndodhi. Mbas 4 orësh përfunduan pyetjet e tij dhe m’u tha se jam i lirë të shkojë në shtëpi. Në fund e ftova prokurorin që, bashkë me njësitet e veta, të vijnë kurdo që kanë nevojë për informata lidhur me aktivitetet e mia.

Nuk mundem pa e thanë që jam i zhgënjyer me institucionet e drejtësisë, të cilat hapur po i përdorin mekanizmat institucionalë për hakmarrje dhe sulme me motive politike. Ndërkohë, ju falënderoj të gjithëve që jeni interesuar për mua këto orë. Po ashtu, edhe njëherë dua të shprehë keqardhjen për këtë situatë, e cila mund t’i ketë lënduar familjarët e viktimave dhe njerëzit e tjerë të prekur nga masakrat dhe lufta në Kosovë. Me keqardhje të sinqertë ju kërkoj falje për çdo shqetësim.

Por i lus të mos harrojnë që, përtej keqleximeve dhe keqkuptimeve, të cilat janë të mundshme e që jam shumë i interesuar t’i adresoj, ky sulm i organizuar ndaj meje, që filloi me rrjetet sociale, vazhdoi nëpër studio televizive e kulmoi në institucionet e (pa)drejtësisë, është dashakeqësi, është hakmarrje dhe luftë politike, të cilën familjarët e viktimave dhe njerëzit e prekur nga lufta nuk ia kanë borxh askujt.

Ditëve në vazhdim, kur ta vlerësoj që është koha e duhur, do t’i paraqes argumentet e mia lidhur me të gjitha pretendimet kundër meje dhe punës time, e të cilat, në kohën kur po shkruhet ky tekst, po vazhdojnë me ndodhë. Përpjekja për të vërtetën është misioni im, për të cilin jam angazhu dhe do të vazhdoj të angazhohem me përkushtim.

JU REKOMANDOJMË

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë

Shitet parcela për 150 mijë euro me autorizim të falsifikuar, arrestohet një grua në Kosovë
21/10/2026 - 23:02

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të huaj, e dyshuar për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, lidhur me shitjen e pronave në Kosovë. Sipas njoftimit...

Më shumëDetails

A ka aspirata për kryetar të PDK-së? Deklarohet Sami Lushtaku

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
21/10/2026 - 22:52

Sami Lushtaku kryetari i Komunës së Skenderajt, ka deklaruar se nuk ka aspirata për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së Bedri Hamzës...

Më shumëDetails

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, por vetëm një herë

VV e çel fushatën një ditë para hapjes zyrtare, Cakolli: As KQZ-ja e as PZAP-ja s’mund të shqiptojnë gjoba e as ta mbikëqyrin
21/10/2026 - 22:35

Menaxheri i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka sqaruar kompetencat e presidentes për kthimin e ligjeve në Kuvend për rishqyrtim, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

Baton Haxhiu: Specialja ia huqi me Blerim Shalën, edhe regjimi i Millosheviqit kur e mori në burg i dërgoi ftesë
21/10/2026 - 22:22

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Sipas tij, gara për drejtimin...

Më shumëDetails

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë
21/10/2026 - 22:09

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka figura të afta që mund ta çojnë partinë përpara, por sipas tij, në krye...

Më shumëDetails

“4 euro metri katror”, Bajrami kritikon LVV-në për shitjen e pronave nga AKP-ja

Reagon Hykmete Bajrami: Zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja, LDK-ja ka nevojë për reflektim të sinqertë
21/10/2026 - 21:50

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka shitur prona me çmim prej vetëm katër eurosh...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë