Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përmes një shkrimi në twitter tha se sot në mëngjes ka biseduar me Kurtin dhe Vuçiqin rreth tensioneve të fundit në veri të Kosovës.
Kryediplomati evropian ka publikuar fotografi me dy liderët, duke thënë se pas tensioneve të fundit në veri ka ardhur koha që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë.
“Sot në mëngjes mbajta mbledhjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë të dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibil për të gjetur gjuhën e përbashkët”- shkruan Borrell.












