Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ndeshja historike e Kosovës: A do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë?

31/03/2026 - 16:06
në Lajme, Sport
A A
Ndeshja historike e Kosovës: A do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqisë.

Të gjithë sytë janë kah ndeshja, dhe vëmendja është e jashtëzakonshme. Si në mediat e Kosovës, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare.

Ndeshjen e Kosovës do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë.

Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Speciale, e cila ka bërë të ditur se ata kanë mundësi të shohin kanale shqip, dhe mund të shikojnë sipas dëshirave.

“Të akuzuarit kanë qasje në një televizor të përbashkët, dhe secili prej tyre ka edhe një televizor personal. Të gjitha televizionet ofrojnë disa kanale në gjuhën shqipe. U takon atyre të vendosin nëse dëshirojnë të shikojnë televizor dhe çfarë zgjedhin të shikojnë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Kombëtarja e Kosovës sot luan për histori. Luan për Kampionat Botëror. Sytë e të gjithë shqiptarëve janë në Prishtinë.

Ndeshja me Turqinë pritet ta përcaktojë kombëtaren që shkon në Botëror.

Kjo gjë ka bërë që mediat më prestigjioze në botë, po shkruajnë për mundësinë që vendi ynë, mund të shkruajë histori.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”.

Reuters e ka përshkruar rritjen graduale të ekipit të Kosovës dhe arritjen e saj në finale të play-offit, dhe shkrimi është përcjellë nga shumë mediume ndërkombëtare.

Kosova ka qenë edhe në qendër të The Guardian, BBC e mediave të tjera të huaja.

Kurse, kombëtares së Kosovës, një artikull të veçantë ia ka dedikuar gazeta italiane, Corriero dello Sport.

“Përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë nëpër Evropë. Kosova ëndërron Botërorin e saj të parë dhe sot ajo Amerikë nuk duket më aq e largët. Fitorja dramatike në Sllovaki, një 4-3 që i dha edhe më shumë peshë ambicieve, ka ndezur përfundimisht entuziazmin e një kombëtareje të re si shtet, por tashmë e pasur me histori, identitet dhe përkatësi. Më shumë se një kombëtare, Kosova është pothuajse një hartë gjeografike sentimentale. Nga 23 të grumbulluarit, 13 kanë lindur jashtë dhe vetëm 10 në vend. Zvicra, Gjermania, Suedia, Kroacia, madje edhe Belgjika: harta e Kosovës kalon nga aty, nga bijtë e diasporës të rritur larg, por që kanë mbetur të lidhur me një fanellë që për shumë prej tyre përfaqëson diçka shumë më të thellë se thjesht futbolli. Është një skuadër e ndërtuar mbi dy shpirtra: ai i atyre që kanë qëndruar dhe ai i atyre që janë larguar. Dhe ndoshta pikërisht kjo është pika e saj më e fortë”, shkruhet në artikull.

“Corriere dello Sport” shkruan se nuk është rastësi që Kosova, edhe pse një realitet ende i ri në futbollin ndërkombëtar, ka ndërtuar tashmë një identitet të vetin. Nuk ka thellësinë e të mëdhenjve, por ka entuziazëm, intensitet dhe një motivim të veçantë.

Për Kosovën kanë shkruar edhe mediat në Spanjë si AS, Kicker në Gjermani, e mediat në Hungari.

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për fitore ditën e djeshme.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Foda shtoi se i njeh të gjitha dobësitë dhe forcat e Turqisë dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të përformojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.

90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”.

Në konferencë foli gjithashtu edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili u shpreh se është krenar ë është kapiteni i Kosovës në këtë duel historik.

“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, tha ai.

Kosovë-Turqi zhvillohet sot nga ora 20:45.

JU REKOMANDOJMË

Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë

Imami kosovar në prag të 1 shtatorit: Shamia në shkolla duhet të jetë zgjedhje e lirë e secilës vajzë
29/08/2026 - 13:07

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, drejtori ekzekutiv i Kosovo Center for Peace, njëkohësisht imami i xhamisë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Labinot Maliqi, u ka...

Më shumëDetails

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

Ramadani: Avni Dehari, jep dorëheqje menjëherë!
29/08/2026 - 12:57

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me importin e produkteve nga Serbia, duke e vënë theksin te blerja e barnave nga...

Më shumëDetails

Trump e “shkund” tregun e naftës, arrin marrëveshje historike me Venezuelën për mbi 65 miliardë fuçi

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
29/08/2026 - 12:45

SHBA-të dhe Venezuela kanë rënë dakord për një marrëveshje të madhe nafte, e cila mund t’i japë Uashingtonit kontrollin e më shumë se 65 miliardë fuçive rezerva nafte...

Më shumëDetails

Ministria e Bujqësisë del me “sqarim” pasi e hoqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Drejtorin Bekim Hoxha

Ministria e Bujqësisë del me “sqarim” pasi e hoqi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë Drejtorin Bekim Hoxha
29/08/2026 - 12:29

Ministria e Bujqësisë që drejtohet nga ministri në detyrë, Armend Muja, ka dalë me sqarim për transferimin e Bekim Hoxhës nga pozita e shefit të AUV-it në Agjencinë...

Më shumëDetails

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Misioni po përshtat pozicionimin e tij në veri

Shefi i Shtabit të KFOR-it viziton Mitrovicën: Misioni po përshtat pozicionimin e tij në veri
29/08/2026 - 12:12

Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Chad Daniels, ka vizituar pjesëtarët e KFOR-it që veprojnë në Mitrovicë, ku është njohur nga...

Më shumëDetails

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur
29/08/2026 - 12:00

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësues të organizatave joqeveritare, intelektualë dhe përfaqësues të tjerë nga Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tërnava reagon për bombardimin e spitalit në Gaza: Krim kundër njerëzimit

    “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë